Liga Arabe ka lëshuar sot një deklaratë për të dënuar sulmin, duke thënë se Qeveria e Sirisë ka dështuar në angazhimin e saj për të siguruar mbrojtje.
Liga Arabe tha se 11 monitorues të saj janë lënduar kur automjetet e tyre janë sulmuar nga protestuesit në qytetin sirian të Latakias.
Adnan al-Khoderi, ka thënë se sulmi ka ndodhur të hënën, porse asnjëri nga të lënduarit nuk ka nevojë të shtrohet në spital.
Sulmi nuk e ka ndikuar punën e monitoruesve, ka thënë al-Khoderi.
Liga Arabe ka lëshuar sot një deklaratë për të dënuar sulmin, duke thënë se Qeveria e Sirisë ka dështuar në angazhimin e saj për të siguruar mbrojtje.
Siria është përfshirë nga trazirat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 5,000 njerëz kanë humbur jetën.
Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë
​​Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka akuzuar forcat e huaja, duke thënë se kanë bërë përpjekje ta destabilizojnë vendin e tij.
Asad, duke folur para audiencës në Damask, tha se konspiracioni i huaj po shkakton trazira në Siri, ndonëse ka nisur të dështojë.
Fjalimi i tij, i paralajmëruar për çështje të brendshme, është i pari prej se është pajtuar me planin e Ligës Arabe për vendosjen e misionit të saj në Siri.
Por, opozitarët thonë se misioni i kësaj lige i ka dhënë qeverisë së Asadit më shumë kohë për të përdorur dhunën.
Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 5,000 njerëz të vrarë, prej kohës kur ka shpërthyer konflikti në Siri, në marsin e kaluar.
Që nga publikimi i raportit të fundit, aktivistët opozitarë thonë se janë vrarë edhe qindra të tjerë.