E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me heqjen e vizave shengen në sektorin e transportit do të hapen vende të reja pune. Do të mundet më lehtë që të depërtojnë në bursat e huaja për transport, me çka do të sigurohen më shumë punë.
Heqja e vizave nxit punėsimin nė sektorin e transportit










Me heqjen e vizave shengen në sektorin e transportit do të hapen vende të reja pune. Do të mundet më lehtë që të depërtojnë në bursat e huaja për transport, me çka do të sigurohen më shumë punë.

Kështu shpresojnë në Sindikatën e pavarur të transportuesve. Sipas tyre, heqja e vizave do të shmang edhe shantazhet e deritanishme që bëheshin nga ana e firmave.

“Fakti se duhet të kishim patjetër kamion ngarkues për të fituar vizë për fat të keq shumë nga kompanitë e Maqedonisë këtë e përdornin për të na kushtëzuar që të vozisim
nën atë çmim”, thotë Biljana Muratovska nga Sindikata e pavarur e transportuesve.

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, heqja e vizave do të thotë se auto transportuesit thuajse gjatë gjithë vitit do të mund të vozisin jashtë shtetit.

“...qëndrimi në një shtet lejohet për 90 ditë. Ne transportuesit nuk qëndrojmë në një vend. Hymë – dalim. Varësisht nga rrjedhja e punës ne kemi 5,10 ose 15 ditë. Ky liberalizim për ne do të thotë liri dhe fleksibilitet gjatë 365 ditëve të vitit”,shprehet Biljana Muratovska.
Nga MPJ thonë se ky është një interpretim i lirë i Sindikatës, dhe se për shoferët vlejnë të njëjtat rregulla si dhe për qytetarët, gjegjësisht në afat prej 6 muaj do të mundin të qëndrojnë në vendet e BE-së, maksimum 3 muaj ose gjatë vitit më së shumti 6 muaj. Muratovska thekson se së shpejti pritet që të hiqen edhe kartelat e gjelbra si për firmat ashtu edhe për qytetarët.

“Propozimi është dorëzuar deri te Qeveria dhe i njëjti është në shqyrtim e sipër. Kur do të merret vendimi do t’ju informojmë”, tha Mile Janakievski, ministër për Transport dhe Lidhje.
Sipas të dhënave nga Sindikata e pavarur kompanitë e transportit gjatë vitit kanë humbur tre deri katër muaj nga puna e tyre efikase vetëm për ti siguruar vizat e nevojshme”.
Goran Temenugov

Publikuar: 18.07.2009 | 01:12
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime