Për Jankoviqin, partia e të cilit "Sllovenia pozitive" fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 4 dhjetor, votuan 42 deputetë. Që Jankoviqi të votohet për kryeministër ishin të nevojshme 46 vota nga gjithsej 90 deputetë.
Parlamenti i Sllovenisë sot e hodhi poshtë nominimin e ish-kryebashkiakut të Lubjanës, Zoran Jankoviq për kryeministër të vendit, deklaroi kryetari i Parlamentit Gregor Virant.
Për Jankoviqin, partia e të cilit "Sllovenia pozitive" fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 4 dhjetor, votuan 42 deputetë. Që Jankoviqi të votohet për kryeministër ishin të nevojshme 46 vota nga gjithsej 90 deputetë.
Kryetari dhe anëtarët e Parlamentit tani kanë afat prej 14 ditëve që të propozojnë kandidat të ri për funksion të kryeministrit. Me siguri ai do të jetë Janez Jansha, lideri i Partisë demokratike të qendrës së djathtë të Sllovenisë, e cila është në vendin e dytë sipas numrit të votave të fituara.