Në Tetovë u bë inaugurimi i rrugës së rikonstruuar Karposh. Kjo rruge ka qenë e paraparë me programin e kësaj ndërmarje për rregullimin e tokës ndërtimore për qytetin e Tetovës për vitin 2008. Kjo rrugë kap një gjatësi prej 200 metrave dhe një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë.
Në Tetovë u bë inaugurimi i rrugës së rikonstruuar Karposh. Të pranishëm në shënimin e përfundimit të punimeve në këtë rrugë të qytetit ishin përfaqësues të pushtet local në Tetovë dhe drejtuesit e ndërmarjes publike Geoinxhenering, e cila edhe ka ndarë mjete për rikonstruimin e kësaj rruge, dhe që ka qenë e paraparë me programin e kësaj ndërmarje për rregullimin e tokës ndërtimore për qytetin e Tetovës për vitin 2008. Kjo rrugë kap një gjatësi prej 200 metrave dhe një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë.
Gjatë ditës së premte poashtu në mënyrë solemne u shënua përfundimi i punimeve edhe për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe vendosja e pllakave të bekatonit në një pjesë të rrugës Republika e Krushevës me gjatësi prej 180 metra dhe sipërfaqe prej 1000 m2, e cila është në afërsi të rrugës Karposh.
Drejtori i ndërmarjes publike Geoinxhenering, që ka realizuar këto projekte, Xhemali Mehazi me këtë rast theksoi se këto projekte kanë kushtuar rreth 3 milion e gjysëm denarë dhe bën pjesë në mesin e aktiviteteve të shumta që realizon kjo ndërmarje publike për përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Tetovës.
Mehazi poashtu paralajmëroi se të hënën do të filoohet me punë për rregullimin e kanalizimit në lagjen drenovec të Tetovës si dhe rregullimin e një pjese të rrugës 169 në Recicë të vogël, me çka sipas Drejtorit të Ndërmarje Geoinxhenering që është edhe investitor kryesorë i këtyre projekteve, programi i kësaj ndërmarjeje për vitin 2008, do të realizohet në masën e 80 përqindëshit.
Hamit Hajrullahu