E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sondazhi thotë se mëngjesi i të ardhmes do të shtojë ushqimet e ngrohta, pikante dhe të kripura, ashtu siç janë në Kinë. Ushqimi më i preferuar duket se do të jetë: qulli me gaforre.
Ja cili ėshtė mėngjesi i tė ardhmes







Një sondazh i kryer së fundmi tregon se njerëzit po i thonë lamtumirë mëngjesit anglez; jo më vezë e proshutë direkt pas zgjimit.

Sipas sondazhit të kryer nga Kellog-s, mëngjesi klasik britanik me bazë veze, fasule, proshutë do të zëvendësohet nga ushqim me baze peshku. Evoluimi i shijeve vjen edhe si pasojë e rritjes së lëvizjeve të njerëzve të vende të ndryshme dhe provimit të ushqimeve të lehta dhe të shijshme. Duke udhëtuar shumë, njerëzit kanë arritur të zbulojnë shije të reja që i kanë pëlqyer. Ndaj edhe në shtëpi ata do të eksperimentojnë ushqimet e shijuara kryesisht në vende bregdetare apo vende të Lindjes së Largët. Kështu do të përdoren me shumë algat, peshqit etj.

Sondazhi thotë se mëngjesi i të ardhmes do të shtojë ushqimet e ngrohta, pikante dhe të kripura, ashtu siç janë në Kinë. Ushqimi më i preferuar duket se do të jetë: qulli me gaforre.

Mëngjesi i të ardhmes do të jetë ndryshe edhe për shkak të ruajtjes së shëndetit të gjithësecilit. Ekspertët këshillojnë reduktimin e produkteve me shumë proteina dhe përdorimin e ushqimeve të lehta, pjesë e të cilave duhet të jenë algat.

Publikuar: 12.01.2012 | 10:31
Lexuar: 232 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime