Jerome Micheletta dhe Dr. Bridget Waller, të Universitetit të Portsmuthit (Angli), kanë zbuluar se majmunët ndikohen më shumë nga veprimet e shokëve se sa nga veprimet e të afërmve. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhje e fortë shoqërore ndikon edhe në qeniet e tjera, përfshirë qeniet njerëzore.
Shokët janë ata që ndikojnë më shumë në mënyrën tonë të të sjellurit dhe jo familja. Ky përfundim është arritur pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë sjelljes së majmunëve makaki.
Jerome Micheletta dhe Dr. Bridget Waller, të Universitetit të Portsmuthit (Angli), kanë zbuluar se majmunët ndikohen më shumë nga veprimet e shokëve se sa nga veprimet e të afërmve. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhje e fortë shoqërore ndikon edhe në qeniet e tjera, përfshirë qeniet njerëzore.
Studimi ynë tregon se është miqësia më shumë se sa lidhjet familjare që ndikon në sjelljen e këtyre majmunëve. Kjo gjë ka shumë mundësi të jetë e vërtetë edhe për njerëzit, shprehet Micheletta.
Gjithçka duket tek shikimi. Majmunët nuk reagonin edhe aq shpejt ndaj shikimit të prindërve, por reagimi ishte i menjëhershëm kur një shok ia ngulte sytë, shtoi Micheletta.