E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Prokuroria publike më 20 dhjetor të vitit 2011 informuan se nuk do të hvillohet procedurë penale për aksidentin e helikopterit, për shkak se nuk ekziston dyshim i bazuar se cilido qoftë person zyrtar ose përgjegjës ka kryer vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.
Pėrkujtohet aksidenti i helikopterit afėr Bllacės sė Katllanovės







Me rastin e mbushjes katër vjet nga aksidenti i i helikopterit në të cilin tragjikisht e humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarët të aviacionit të VING-ut (aVING) të ARM-së sot delegacione nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, Komandës së bashkuar operative (KBO) e ARM-së, aVING, si dhe anëtarët e familjeve të të ndjerëve do të vendosin kurora me lule në pllakën përkujtimore para komandës së aVING-ut në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec dhe në vendin e aksidentin afër Bllacës së katllanovës.

Siç njoftoi Shtatmadhoria e ARM-së, në shënimin e katërvjetorit të aksidentit të helikopterit, krahas anëtarëve të familjeve të pjesëtarëve të ndjerë të aVING-ut, do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, shefi i SHM të ARM-së gjeneralmajori Goranço Koteski, pjesëtarë të Komandës së bashkuar operative dhe aVING i ARM-së dhe përfaqësues nga komuna Petrovec.

Paqeruajtësit e Maqedonisë të cilët u kthyen në shtëpi pas misionit gjashtëmujor në ALTEA, në ditën e sotme para katër viteve fluturuan me helikopter rreth orës 9:30 nga baza Butmir afër Sarajevës. Duhej aterojnë në pjesën ushtarake të aeroportit të Shkupit, ndërsa kontakti i fundit me kullën kontrolluese fluturakja e ka bërë gjashtë milje nga caku.

Nga Prokuroria publike më 20 dhjetor të vitit 2011 informuan se nuk do të hvillohet procedurë penale për aksidentin e helikopterit, për shkak se nuk ekziston dyshim i bazuar se cilido qoftë person zyrtar ose përgjegjës ka kryer vepër penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Arsyeja e vetme për rënien e helikopterit të armatës, sipas prokurorit publik shtetëror Lupço Shvërgovski, është mostrajnimi i pilotëve për drejtim në kushte të komplikuara kohore. Kjo është konfirmuar edhe në Raportin e përgatitur nga eksperti britanik për aviacion Eduard Puli me kërkesë të Prokurorisë publike të Maqedonisë.

Publikuar: 12.01.2012 | 12:37
Lexuar: 191 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime