Këtë e kanë konfimuar nga Ministria e Forcave të Sigurisë të Kosovës, prej ku theksojnë se vetëm vitin e kaluar, Kompania për çminim ka pastruar mbi 420.000 metra katrorë sipërfaqe të minuar.
Në Kosovë si pasojë e minave këmbësorike, pas luftës në vitin 1999, jetën e kanë humbur 114 persona, ndërsa 448 kanë marrë lëndime të lehta.
Këtë e kanë konfimuar nga Ministria e Forcave të Sigurisë të Kosovës, prej ku theksojnë se vetëm vitin e kaluar, Kompania për çminim ka pastruar mbi 420.000 metra katrorë sipërfaqe të minuar.
Ajo ka gjetur 990 mina, bomba kasetë dhe mjete tjera, sidomos në rajonin e Prizrenit, Fushë Kosovës, Gjakovës, Ferizajit, Suharekës, Dragashit dhe Shtimes. Aksioni i çminimit do të vazhdojë në pranverë të këtij viti.