Ndërkohë, zëdhënësi i Sektorit të Brendshëm në Tetovë, Josifovski thotë se është rritur numri i qytetarëve që kanë parashtruar kërkesa në sportelet e MPB-së me qëllim zëvendësimin e dokumenteve të tyre të vjetra me ato biometrike pasi sipas ligjit të njëjtave do tu skadon afati më 27 shkurt të këtij viti.
Ministria e Jashtme njofton të gjithë shtetasit e Maqedonisë që posedojnë pasaporta të kaltra, se nuk e kanë patjetër të kthehen në vendlindje para 27 shkurtit për ti zëvendësuar të njëjtat me pasaporta biometrike. Por zëdhënësi i kësaj ministrie bën të ditur se pas kësaj date, asnjë shtetas nuk do të mund ta kalojë kufirin me pasaporta të vjetra. Ndërkohë nga Policia bëjnë të ditur se ditëve të fundit është shtuar fluksi i qytetarëve që kërkojnë letërnjoftime dhe pasaporta biometrike.
Bashkëqytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe të cilët posedojnë pasaporta të vjetra, gjegjësisht të kaltra dhe jo-biometrike si dhe posedojnë vizë të përjetshme pune të ndonjërit nga shtetet anëtare të BE-së, nuk e kanë patjetër të kthehen në vendlindje, gjegjësisht në Maqedoni me qëllim respektimin e 27 shkurtit, si afat kohor i dhënë nga organet kompetente për të zëvendësuar dokumentet personale, kështu informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme për ALSAT-M.
Zëdhënësi i MPJ-së, Borce Stamov gjithashtu thotë se pasaportat e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore do të jenë valide deri në momentin kur ata do të vendosin të kthehen në vendlindje, por me kusht që të njëjtat dokumente ti zëvendësojnë me pasaporta biometrike pasi ato të vjetrat edhe pse do të kenë afat, detyrimisht do të duhet të zëvendësohen.
Nga MPJ informojnë se për momentin ekipe mobile të autorizuara për të dhënë pasaporta biometrike jashtë shtetit ka vetëm në 2 vende tej-oqeanike, edhe atë në Ambasadën e Maqedonisë në Kambera të Australisë dhe Nju Jork e Çikago të SHBA-ve, kurse bashkëqytetarët tanë që jetojnë ne vendet e Bashkimit Evropian nuk gëzojnë këtë privilegj edhe pse pothuajse mbi 80 për qind e mërgatës së vendit jeton në shtetet e BE-së.
Ndërkohë, zëdhënësi i Sektorit të Brendshëm në Tetovë, Josifovski thotë se është rritur numri i qytetarëve që kanë parashtruar kërkesa në sportelet e MPB-së me qëllim zëvendësimin e dokumenteve të tyre të vjetra me ato biometrike pasi sipas ligjit të njëjtave do tu skadon afati më 27 shkurt të këtij viti.
Në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë po parashtrohen nga 300 kurse në Gostivar nga 200 kërkesa për dhënie të dokumenteve personale, çka është numër I dyfishuar krahasuar me ditët e kaluara. SPB në Tetovë gjatë një dite po bën përpjekje maksimale që tu dalë në ndihmë qytetarëve me qëllim që ata sa më shpejtë dha pa pritje të gjata të pajisen me dokumente personale me çka pret nga ata mirëkuptim dhe durim me çka konkretisht ata do të kontribuojnë që organet kompetente më me efikasitet të kryejnë obligimin e tyre, deklaroi Marjan Josifofski, zëdhënës i SPB-së, Tetovë.
Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, deri më tani janë dhënë afër 1 milion e 400 mijë pasaporta biometrike dhe rikujtojnë qytetarët se pas 27 shkurtit të këtij viti, asnjë dokument i vjetër nuk do të jetë valid. Data 27 shkurt i këtij viti si afat i skadimit vlen për pasaportat dhe letërnjoftimet e vjetra, ndërsa për patentat e shoferit, afati i zëvendësimit të tyre me të reja është deri në tetor të këtij viti.
Valmir Kuçi