E shtunë, 20.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ditëve të fundit Qendra nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore ka filluar aktivitetet, për restaurimin dhe konservimin e mureve rrethuese të këtij kompleksi të rëndësishëm kulturor dhe historik.
Arabati Baba Teqe, objekt kulturo-historik i qytetit tė Tetovės
Teqeja Harabati baba në Tetovë bën pjesë në mesin e objekteve më të rëndësishme kulturo-historike të qytetit të Tetovës. Në këtë objekt në të cilin gjendet edhe selia e Komunitetit Bektashian në Maqedoni, dekada me radhë nuk është bërë asnjë intervenim restaurues, aq më tepër kur dihet se gjatë konfliktit të vitit 2001, në këtë objekt u shkaktuan dëme mjaft të mëdha.
Ditëve të fundit Qendra nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore ka filluar aktivitetet, për restaurimin dhe konservimin e mureve rrethuese të këtij kompleksi të rëndësishëm kulturor dhe historik.
Sipas drejtorit të kësaj qendre, Behixhudin Shehabit para tre viteve është përgatitur një projekt mjaft i madh dhe shumë i rëndësishëm për këtë object në të cilin janë përfshirë 27 objekte të mëdha dhe të vogla për rindërtimin dhe konservimin e Teqes Harabati Baba.
Këtyre ditëve ka filluar restaurimi i mureve ballore ose mureve të oborit në anën jug-perëndimore të Teqesë dhe njërës prej katër portave, Portës Harman, mbi të cilën gjendet edhe kënd për vëzhgim apo Sehir Qoshqu, siç njihet në literaturë.
Sipas drejtorit të qendrës nacionale për konservim, Behixhudin Shehabit pritet që në kuadër të aktiviteteve vjetore të ministrisë së kulturës dhe donacioneve të jashtme që pritet të vijnë, Teqeja Harabati baba, do të jetë në fokusin e këtij institucioni, pasi sipas tij në këtë kompleks janë të ruajtura vlera estetike arkitektonike të nivelit më të lartë, prandaj çdo intervenim të këtij lloji në teqe, është për mbarëvajtjen e aktiviteteve për mbrojtjen e autenticitetit të këtij objekti të rëndësishëm nga periudha osmane, respektivisht objekt të arkitekturës profane dhe sakrale islame.
Faza e parë e punimeve e cila kushton rreth 950 mijë denarë, do të përfundojë brenda dy muajve, ndërsa në pranverë do të fillohet me aktivitetet në drejtim të restaurimit të mureve apo bedenave edhe në pjesët tjera, që pritet të kryhen deri në fund të vitit të ardhëshëm, për të vazhduar më pas edhe me restaurimin dhe konservimin edhe të objekteve tjera në brendësi të këtij kompleksi të rëndësishëm të arkitekturës islame).










Tetova prej sonte do të jetë vend tubim për poetët nga të katër e botës. Në Qendrën Kulturore të Tetovës, sonte do të fillojë edicioni i 12-të me radhë i Manifestimit letrar Ndërkombëtarë “Ditët e Naimit”, që do të zgjasë deri më 26 tetor, dhe në të cilin marrin pjesë rreth 40 poetë, nga Kanadaja, Meksiko, Palestina, Jordani, dhe nga shumë vende të Evropës dhe rajonit.
Festivali i poezisë siç e quajnë organizatorët do të fillojë me fishekzjarrët tradicionale, si dhe me vendosjen e buqetave me lule, tek përmendorja e rinlindasit të madh Naim Frashëri, nga ana e drejtorit të manifestimit ”Ditët e Naimit” Shaip Emërllahu si dhe nga laureati i sivjetmë, poeti maroken Abdelatif Laabi.
Në kuadër të edicionit të sivjetmë të këtij manifestimi, do të organizohen edhe aktivitete tjera kulturore, duke filluar me ekspozitën e sontme të pikturave të Shazim Mehmetit, ndërsa në ditën e tretë, do të bëhet edhe promovimi i “Antologjisë së poezisë arvanitase” të hartuar nga Teuta Kamberi – Llalla.
Poetët e pranishëm gjatë këtyre ditëve poashtu do të realizojnë edhe takime me studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore si dhe do të bëjnë vizita në objektet kulturore dhe historike të qytetit të Tetovës.
Në mungesë të përkrahjes financiare nga ana e Ministrisë së Kulturës, manifestimi i sivjetmë “Ditët e Naimit”, organizohet me ndihmën financiare të afaristëve dhe ndërmarrjeve nga rajoni i Tetovës.



Publikuar: 25.10.2008 | 10:31
Lexuar: 4267 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
LIRIDONA (26/05/2010 17:23:24) une jam liridona kam qene disa here dhe e kam vizituar arabati baba teqen esht nje objekt kulturoro artisstik shume i mire.
arta saqa (12/04/2011 14:17:10) poashtu edhe un kam qene e kam vizituar arabatin baba teqe shpeshher dhe mua me duket shum vet kulturor artistik dhe ka shum ajer te paster (ju dua une nga arta saqa )
bllina beqiri (14/03/2014 09:45:54) un jam bina beqiri po ashtu un kam qen dhe e kam pelqyer shum dhe ju keshilloj se edhe ju te gjithe qe e shihni kete fotografi menjeher shkoni e vizitonja se eshte mjaft e bukur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime