Beteja midis kompanisë më të madhe softuerike "Microsoft" dhe gjigantit të internetit "Google" mund të ndikojë në mënyrën se si persona privatë dhe kompanitë në të ardhmen do të kenë qasje ndaj kompjuterëve.

Hapin më të ri e bëri "Microsoft"-i, duke lajmëruar se përmes Internetit do të ofrojë versionin falas të "Microsoft office", duke përfshirë edhe programet "Word" dhe "Excel", transmeton "Zëri i Amerikës".
"Microsoft" ishte i detyruar të bëjë një hap të këtillë, pasi që "Google" në treg ofroi një pako falas të programeve konkurrente, të quajtur "Google apps".
Paraprakisht, "Microsoft" fitonte miliarda dollarë në vit duke shitur softuerin, të cilin më pas konsumatorët e instalonin nëpër kompjuterët e tyre. Të dyja kompanitë edhe më tutje do të kërkojnë para për versionet më të përsosura të softuerëve të tyre