E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rekreacioni në banja përfshin gjashtë pansione të plota në disa nga banjat në shtet, terapi të banjës, një kontroll të obliguar shëndetësor dhe harxhimet për transport me vlerë të biletës kthyese të autobusit nga vendi i jetesës deri te banja.
Pensionist, aplikoni deri mė 15 shkurt pėr rekreacion falas nė banjat e Maqedonisė






Qeveria vazhdon me projektin për rekreacion në banja për pensionistët

Nga dita e hënë e deri më 15 shkurt pensionistët mund të aplikojnë për shfrytëzimin e rekreacionit falas në banja, që si projekt qeveritar do të realizohet i treti vit me radhë.

Kërkesat paerashtrohen deri te filiali më i afërt i Fondit për sigurim pensional-invalidor, ndërsa pas përfundimit të afatit do të kryhet rangimi i cili pastaj do të publikohet në internet faqet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe i cekur në të gjitha hapësirat e lidhjeve të shoqatave te pensionistëve.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë pensionistët, por sipas kritereve të konfirmuara përparësi do t'u jepet atyre të cilët kanë të ardhura më të vogla. Pensionistët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë shërbim në vitin 2010 dhe 2011 e humbin të drejtën që këtë vit të aplikojnë për këtë shërbim.

Rekreacioni në banja përfshin gjashtë pansione të plota në disa nga banjat në shtet, terapi të banjës, një kontroll të obliguar shëndetësor dhe harxhimet për transport me vlerë të biletës kthyese të autobusit nga vendi i jetesës deri te banja.

Shërbimi mund të shfrytëzohet vetëm në periudhën prej 19 mars deri më 30 nëntor në kohëzgjatje prej shtatë ditëve.

Për realizimin e projektit janë siguruar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 14.01.2012 | 17:24
Lexuar: 252 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime