E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne bord eshte i pranishem cdo lloj konforti: 58 suita me ballkon, pese restorante, 13 bare, 5 vaska hidromasazhi dhe 4 pishina, prej te cilave dy me tavan te kristalte per te shijuar diellin edhe ne dimer.

Tani per tani bilanci i aksidentit detar ne afersi te Ishullit te Giglios, nje prej perlave te bregdetit te Toskanes, flet per tre viktima dhe 14 te plagosur.

Forcat e shpetimit arriten te nxjerrin 60 persona, qe paten mbetur te bllokuar ne anijen "Costa Concordia", e kompanise "Costa Crociere", me e madhja ne Europe Anija ka pesuar nje çarje prej 70 metrash te gjate ne anen e majte dhe eshte anuar me nje kend prej gati 80 gradesh.

Behet e ditur se nuk eshte kontrolluar akoma nga polumbaret pjesa nen uje e anijes ku ndodhesin rreth 4.200 persona, 3000 pasagjere dhe te tjeret anetare te ekuipiazhit. Aktualisht po shqyrtohet lista e pasagjereve per te arritur ne nje bilanc perfundimtar, por flitet se 70 persona rezultojne te zhdukur.

Nuk kane munguar polemikat mbi operacionet e shpetimit, sepse fillimisht dukej se problemi nuk kishte qene kaq i rende.Tempulli pluskues i detrave, siç konsiderohej anija eshte inauguruar ne korrik te vititi 2006 dhe ishte nisur per nje udhetim tete ditor ne zonen perendimore te Detit Mesdhe.

Eshte anija me e madhe e ketij lloji ne Itali, 290 metra e gjate, me te mund te udhetojne deri 3 mije e 780 pasagjere dhe ne bord ka çdo lloj komforti, pese restorante, kater pishina dhe rreth 2 mije metra katrore siperfaqe kushtuar sporteve te ndryshme. Pikerisht nga permasat e anijes, aksidenti i mbremshem u krahasua me ate te anijes 'Titanic'.

"Concordia" e permbysur ne Itali, gjiganti prej 114 mije tonesh!

E dizenjuar nga arkitekti amerikan nga Miami Joe Farcus dhe e ndertuar nga Fincantieri, ne stabilimentin historik te anijeve ne Genova Sestri Ponente (perfundoi ne 2005-n), krociera Concordia hyri ne sherbim ne korrik te vitit 2006.
Concordia  gjiganti prej 114 mije tonesh!

Energjia elektrike me te cilen furnizohet eshte e mjaftueshme per konsumin e nje qyteti prej 50 mije banoresh. E boshatisur peshon sa 110 avione "Boeing 747" dhe gjatesia e kavove elektrike te instaluar ne bord mund te mbuloje pese here e gjysme distancen mes Roems e Milanos.

Kurse e gjithe riveshja me dërrasa mund të mbulojë dy fusha futbolli, ndërsa të gjitha peshqiret në bord mund të mbulojne një tavoline 27 km të gjatë. Ka nje siperfaqe totale prej 6 mije metrash katror ne dy kate.

Ne bord eshte i pranishem cdo lloj konforti: 58 suita me ballkon, pese restorante, 13 bare, 5 vaska hidromasazhi dhe 4 pishina, prej te cilave dy me tavan te kristalte per te shijuar diellin edhe ne dimer.

Kurioze eshte edhe prania e veprave te artit ne bord, mes origjinalit dhe kopjeve, te 35 artisteve kontemporan. (Sole 24 ore)

Skeda
Crociera peruruese: 9 korrik 2006
Kumbara: Eva Herzigova
Tonazhi: 114.500
Gjatesia: 290.2 metra
Gjeresia: 35,5 metra
Ura: 17 (13 per pasagjeret)
Shpejtesia: 40 km/h
Kabina: 1.500, prej te cilave 827 me ballkon
Pasagjere: 3.780 kapaciteti maksimal, 4890 bashke me ekuipazhin
Ekuipazh: 1.100 anetare

Publikuar: 14.01.2012 | 17:43
Lexuar: 412 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime