E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eamon Gilmore arsyeton pse Evropa ka ende nevojë për OSBE-në dhe se çfarë mund të sjellë Irlanda për Organizatën
Ndėrtim i mirėbesimit dhe ulje e tensioneve







Nga Eamon Gilmore

Irlanda ka marrë përsipër kryesimin me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizatë kjo më e madhe dhe më e suksesshme për siguri rajonale, që përfshin hemisferën veriore nga Vankuveri deri në Vladivostok. Edhe pse jo aq e njohur si BE apo OKB, OSBE-ja luan rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të Evropës dhe rajonit të OSBE-së në tërësi. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishte forum kryesor për ndërtimin e mirëbesimit dhe për uljen e tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit. Puna e saj e vazhdueshme për kontrollin e armëve dhe të transparencës ushtarake mbetet qendrore për sigurinë e Evropës siç ka qenë gjatë tridhjetë vjet më parë.

OSBE nuk është vetëm për ndërtimin e besimit në çështjet e sigurisë. Risia më e madhe e OSBE-së është nocioni se siguria nuk është vetëm një çështje ushtarake, por ajo ndërlidhet me një ekonomi që funksionon, një mjedis të qëndrueshëm, si dhe me gëzimin e të drejtave të njeriut nga të gjithë. Ajo ofroi rrugë paralele për ata që nuk panë asnjë alternativë për konfrontimin midis dy blloqeve ideologjike. Fokusi i saj i fortë mbi të drejtat e njeriut ofroi ndihmë për ata, të drejtat e të cilëve janë shkelur, duke kontribuar në zhvillimin e shoqërive më demokratike. OSBE ka dhënë gjithashtu kontribut të rëndësishëm për rehabilitimin pas konfliktit dhe ndërtimin e shtetit në Evropën Juglindore.

Shpesh herë, që nga marrja e pozicionin tim, kam qenë i pyetur pse Evropa ende ka nevojë për OSBE-në pas më shumë se njëzet vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, dhe çfarë mund të bëjë Irlanda për Organizatën. Lufta e Ftohtë mund të ketë përfunduar, por shumë punë duhet bërë për realizimin e qëllimit të OSBE-së për siguri të plotë. Kriza globale financiare ka pasur ndikim të fuqishëm në Evropë dhe ka shfaqur nevojën për veprim kolektiv, pasi asnjë vend nuk mund të merret me ndikimin e krizës duke qenë i izoluar.

E njëjta gjë vlen edhe për kërcënimet transnacionale me të cilat tani merret OSBE. Pavarësisht nëse është krim i organizuar apo terrorizëm, siguri kibernetike ose trafikim i qenieve njerëzore, nuk ka vend që mund të merret me këto çështje pa bashkëpunimin e fqinjëve të saj. OSBE gjithashtu kryeson me marrjen me të ashtuquajturat konflikte të zgjatura: ne mbështesim përpjekjet e Grupit Minsk lidhur me konfliktin në Nagorni-Karabak, marrim pjesë në bisedimet 5 +2 për zgjidhjen Transdniestriane, si dhe në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës që kanë të bëjnë me konfliktin në Gjeorgji në gusht të vitit 2008. Operacionet e OSBE-së në terren nga Shqipëria në Uzbekistan, duke përfshi edhe Misionin e OSBE-së në Shkup po kryejnë punë të rëndësishme në mbështetjen e vendeve nikoqir që t’iu përgjigjen më mirë nevojave të popullit të tyre.

Çdo qeveri irlandeze ka përkrahur multilateralizmin efikas. Ne marrim seriozisht anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare dhe krenohemi me historinë e kryesimeve të suksesshme të BE-së dhe me zgjedhjen për vende jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Marrja përsipër e kryesimit të OSBE-së thekson qartë angazhimin e Irlandës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, në përputhje me Kartën e OKB-së, si dhe për respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Prioritetet që kam theksuar në fjalën time para OSBE-së në Vjenë më 12 janar, përfaqëson një qasje ambicioze por të balancuar për sfidat me të cilat përballemi. Unë do të punoj së bashku me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për ndërtimin e konsensusit rreth një sërë vendimesh që do të riafirmojë rolin qendror të OSBE-së si një garantues i lirive themelore.

Në veçanti, unë besoj se qytetarët duhet të kenë të drejtë të gëzojnë të drejtat e njeriut siç është liria e shprehjes dhe liria e medias, pavarësisht nga forma në të cilën ato ushtrohen. Unë do të jem nikoqir i Konferencë për Lirinë e Internetit në Irlandë, kryeqyteti i Internetit në Evropë, në qershor të këtij viti për të shqyrtuar këtë çështje. Gjithashtu kam ndërmend të nxjerrë në pah përvojën unike të Irlandës për zgjidhjen e konfliktit duke organizuar një konferencë në muajin prill, ku do të paraqiten aspektet e shembullit të Irlandës së Veriut si një rast studimi.

Në prag të dyzetvjetorit të Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975 që çoi në krijimin e OSBE-së, unë marr përsipër punën me Kryesimin e ardhshëm që të siguroj se Organizata do të merret me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme. Ashtu siç teksti origjinal i këtij dokumenti i obligoi armiqtë e Luftës së Ftohtë t’i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre reciproke në një mënyrë të re, ne duhet të sigurojmë se OSBE, dyzet vjet me radhë është e gatshme për sfidat e një botë të pasigurt.

Eamon Gilmore është zëvendës kryeministër i Irlandës dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë. Që nga 1 janari, ai është emëruar si kryesues i radhës i OSBE-së.

Publikuar: 14.01.2012 | 21:32
Lexuar: 4668 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime