E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Danimarka është më e shtrenjta për jetesë nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian, me çmime konsumuese të cilat arrijnë 141 për qind krahasuar me mesataren e BE-së, ndërsa Bullgaria është më e lirë me 51 për qind nga mesatarja, njoftoi Eurostat.
Danimarka mė e shtrenjta pėr jetesė nė BE, kurse Bullgaria mė e lira












Danimarka është më e shtrenjta për jetesë nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian, me çmime konsumuese të cilat arrijnë 141 për qind krahasuar me mesataren e BE-së, ndërsa Bullgaria është më e lirë me 51 për qind nga mesatarja, njoftoi Eurostat.

Krahasimi i çmimeve të mallrave nga konsumimi i gjerë dhe shërbimet në vitin 2008 ka treguar se Irlanda është në vendin e dytë mes vendeve më të shtrenjta, me çmime të cilat janë 127 për qind krahasuar me mesataren e Unionit.

Në listë pas Irlandës, pasojnë Finlanda, Luksemburgu, Suedia dhe Belgjika. Çmimet në Gjermani janë 104 për qind krahasuar me mesataret, thekson Eurostat.

Hetimi ka treguar se çmime konsumuese më të ulëta, pas Bullgarisë, kanë vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore - Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.

Publikuar: 18.07.2009 | 17:18
Lexuar: 405 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime