E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale", ka deklaruar ministri kosovar Rexhepi.
Rexhepi: Policia pėrdori forcėn minimale
- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi turmat protestuese, të cilat të shtunën, duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjes Vetëvendosje kanë synuar t’i bllokojnë pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Me gjithë numrin e madh të atyre që janë lënduar në këtë protestë, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.

"Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale", ka deklaruar ministri kosovar Rexhepi.

Ai nuk i ka cilësuar të tepërta as goditjet që kanë marrë protestuesit pas largimit nga vendi ku janë zhvilluar protestat.

"Natyrisht se edhe ata që shpërndahen, policia i orienton në drejtime të caktuara", ka shtuar ai, duke iu shmangur shprehjes dhunë.

Qëllimi i policisë së Kosovës gjatë gjithë kohës, sipas tij, ka qenë që të liroheshin rrugët dhe të mundësohej liria e lëvizjes. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që format e njëjta të intervenimit të përdoren edhe në ditët në vijim, në rast se protestuesit synojnë t’ia arrijnë qëllimit për bllokim të pikave kufitare.

"Policia e ka detyrë primare rendin e ligjin. Atë punë do ta bëjnë derisa të dalin në pension", është shprehur Rexhepi.

Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i paprovokuar nga masa e protestueseve, protestuesit kanë qenë të qetë dhe organizatorët vazhdimisht kanë apeluar për protestë paqësore, duke u mundur që të mbajnë rend dhe qetësi në mesin e protestuesve, thuhet në një komunikatë për media të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ekipet monitoruese të të cilës e kanë monitoruar protestën e Lëvizjes "Vetëvendosje" afër pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.

"Shpërndarja e protestës në pikën kufitare në Merdare ka filluar në orët e para të protestës, ku pas ndërhyrjes së policisë edhe protestuesit kanë filluar të kundërpërgjigjen me hedhjen e gjësendeve të ndryshme në drejtim të policisë, ku edhe ka filluar përshkallëzimi i situatës ku pati edhe policë të lënduar. Gjatë intervenimit të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Merdare u përdor gazi lotsjellës, uji, spreji si dhe plumbat gome. Ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë rrjedha e protestës nga fillimi i saj e deri në ora 17:45 ka qenë normale dhe pa ndonjë reagim reciprok. Mirëpo në orët e mbrëmjes pas kërkesave të disahershme të policisë për përfundimin e protestës, protestuesit të gjithë janë ulur dhe kanë qëndruar në mënyrë paqësore, por policia kanë ndërhyrë në shpërndarjen e masës duke filluar edhe arrestimin e tyre. Gjatë arrestimit nuk u kursyen as deputetet e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e tyre ishte edhe Glauk Konjufca, i cili mori lëndime gjatë arrestimit në pjesët frontale të fytyrës, si dhe u shqelmua në bark", thuhet në komunikatë.

Kjo qendër shpreh shqetësim e përdorimit të forcës ndaj protestuesve në pikën kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, sidomos përdorimin i mjeteve, si gaz lotsjellës, ujë, sprej, si dhe plumba gome, duke lënë të lënduar dhjetëra protestues.

Publikuar: 15.01.2012 | 12:59
Lexuar: 221 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime