Sarandon, që mbush 62 vjeçe në tetor, thotë me bindje dhe e vendosur si gjithmonë: Nuk më vjen keq që po plakem, sepse sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton se je vetvetja pa truk dhe pa taka të larta

Në Amerikë, ëndrrat janë shuar që me vdekjen e Kenedit dhe nuk mund të ketë më asnjë shpresë, - thotë Susan me ironi. Megjithatë, ajo nuk e mohon se me ardhjen e Obamës gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Sarandon, që mbush 62 vjeçe në tetor, pranon se nuk më vjen keq që po plakem, sepse sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton se je vetvetja pa truk dhe pa taka të larta. Pasionantja, rebelja, vajza e shkathët, ajo që fuste hundët kudo, gruaja kundër, ajo që nuk heq dorë kollaj, janë të shumta përcaktimet që i kanë ngjitur e që e bëjnë të qeshë. Unë mendoj se sillem si çdo njeri që arsyeton dhe vepron mbi atë që ndodh në realitet. Nuk e di as vetë se përse jam gatuar kështu, ndoshta varet nga edukimi katolik. Që fëmijë nuk e kuptoja se si mesazhi i Krishtit, aq i pasur me dashuri dhe tolerancë, do të bëhej një doktrinë e ashpër. Nuk e kuptoja se përse kishin shpikur mëkatin, përse kush nuk ishte katolik ishte i keq, përse vlente vetëm martesa në kishë. Isha shumë e turpshme, por më duhej të pyesja për çdo gjë, përndryshe ndihesha keq. Susan nuk e pëlqen aspak etiketimin aktore e impenjuar.
Këtu nuk hyn fare puna ime, jam gjithmonë i njëjti person. Kur arrin në moshën që fillon të kuptosh dhe të bësh pyetje, shikon fotot e luftës së Vietnamit dhe thua se ajo ishte një luftë e gabuar, ashtu siç e kupton se është i gabuar racizmi kundrejt një tjetër personi, i cili ka ngjyrë tjetër nga ty dhe kundër grave. Atëherë vetvetiu do të shkosh të protestosh me ata njerëz që mendojnë si ty. Kur u bëra njeri popullor, nuk ndryshova, vazhdoja të bëja pyetje. Ndryshe është vetëm prezenca e emrave të njohur që po rritet herë pas here. Në vitin 68, Susan ishte vetëm 22 vjeçe, pavarësisht se kishte kuptuar interesin e madh për aktrimin, ishte akoma e panjohura Susan Tomalin, vajza e uellsianit Philip Leslie Tomalin dhe zonjës Cescione, me origjinë nga Raguza, nga e cila familja kishte emigruar në fillim të shekullit. Fundi i viteve 60 ishte një periudhë e rëndësishme në biografinë e saj. Ndërkaq, në vitin 1968 Susan martohet me aktorin Chris Sarandon, prej të cilit mori mbiemrin, që do ta përdorte më pas gjatë gjithë karrierës së saj: Më pëlqente shumë ky mbiemër, ndaj vendosa ta ndërroj atë me timin. Ishte vërtet shumë emocionues momenti kur u bëra zonja Sarandon. Së bashku me Chris mori pjesë në kontestimet kundër luftës gjatë mitingut të Partisë Demokratike: pikërisht mes protestuesve u zgjodhën shumë të rinj për filmin Lufta e qytetarit Joe, i regjisorit John Avilsen.
Sarandon ishte aty dhe nuk mund të kishte fillim më të mbarë sesa në një film që fliste për hipokrizinë dhe gënjeshtrat e shoqërisë. Nuk kanë qenë fillime të lehta dhe nuk kisha frekuentuar më parë shkolla apo kurse për tu bërë aktore. Ecja përpara falë intuitës që më ofronte pjesëmarrja në filma të vegjël dhe në serialë televizivë jo shumë profesionalë, por që unë arrija të pranoja gjithçka, sepse kërkoja të isha e pavarur dhe kinemaja arrinte të ma jepte një pavarësi të tillë, - thotë aktorja. Susan do të bëhej e njohur për publikun vetëm pas interpretimit të Janet në filmin kult The horror picture show, në vitin 75, i përforcuar më pas nga Pretty baby, i Louis Malle, ku luante rolin e një prostitute që kërkonte të nxirrte në rrugë edhe vajzën e saj 12-vjeçare. Ishte një film vërtet skandaloz për skenat e seksit dhe nudos, kujton Sarandon: Kishte nga ata që na akuzonin për imoralitet se kishim zhveshur minorenen Brooke Shields, por nuk ishte e vërtetë. Malle kishte arritur të bënte edhe diçka tjetër. Unë pas atij filmi u radhita mes aktoreve seksi. Më pëlqente të qëndroja në lojë, por nuk mendoja se kisha trup dhe gjoks të bukur për të nxjerrë, ndaj në këtë pikë e kam nënvleftësuar gjithmonë veten.
Fundi i martesës me Chris Sarandon, që zgjati disa dhjetëra vjet, i hapi rrugën një jete të re sentimentale jo të qetë dhe shumë të përfolur, sepse mes partnerëve të saj ishte dhe Louis Malle (i martuar), me të cilin luajti edhe filmin Atlantic City, kandidatura e parë për Oskar; Sean Penn (14 vjet më i ri se ajo); regjisori italian, Franco Amurri, me të cilin në vitin 1985 lindi edhe vajzën Eva: Nuk mendoj se edhe burrat, ashtu si gratë, e njohin menjëherë personin e duhur me të cilin duan të ndajnë jetën. Në jetë shpesh ka periudha kur dashuria ngatërrohet me ngrohtësinë, madje kur eksperimentohet, duhet të bësh edhe gabime që të arrish ta njohësh më mirë veten dhe shokun me të cilin do kalosh jetën. Nuk e di nëse këto të miat kanë qenë gabime, por çdo raport që kam pasur e kam jetuar me kujdes, bujari dhe besnikëri. Një pjesë të mirë të jetës së saj e kaloi mes Romës dhe Los Anxhelosit. Edhe sot askush nuk e di se çfarë e shtyu të marrë avionin për të shkuar në provat për filmin Bull Durham. Doja të isha me çdo kusht në atë film, kisha lexuar skenarin dhe ishte shumë interesant.
Ai rrëzonte disa mite dhe hidhte poshtë përcaktimin se Amerika arrin të ketë sukses në gjithçka që bën. Kur mbërrita në Los Anxhelos, bëra gjithçka që ishte e mundur për të bindur Kevin Kostner, një mik i mirë i imi, të bisedonte me drejtuesit e filmit që të më pranonin. Dhe fitova. Në të vërtetë, Bull Durham do të thoshte takim me Tim Robbins 12 vjet më i ri se ajo - me të cilin u martua në vitin 1988 dhe ka dy fëmijë, 17 dhe 15 vjeç, ku të gjithë së bashku vazhdojnë të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje për çdo gjë: duke nisur që nga thirrja që bën në ceremoninë e çmimeve Oskar në vitin 1993 për tua bërë të njohur njerëzve dramën e qindra haitianëve të sëmurë me AIDS dhe të internuar në Guantanamo; në deklaratat për të votuar në favor të Obamës, sepse më në fund patëm mundësinë të heqim nga sytë një President, që ndoshta ka vrarë më shumë njerëz se gjithë presidentët e tjerë amerikanë të bërë bashkë. Aktorja arriti majat në filmin Thelma dhe Luiza.
Është një nga rolet që dua më shumë, një grua e zakonshme, e përzierë në një situatë të jashtëzakonshme. Pas katër nominimesh ajo ka fituar në vitin 1996, çmimin Oskar si aktore protagoniste. Ka qenë e para që ka fituar statujën e artë me personazhin e një murgeshe në filmin Dead man walking, kundër dënimit me vdekje dhe luftës për të drejtat njerëzore. Çlirimi nga Bushi ishte një detyrim. Është një racist, që nuk i bëhet fare vonë për ata që kanë vdekur dhe që nuk ka marrë kurrë pjesë në një funeral lufte. Është arrogant si një injorant, por përpiqet që ti bëjë për vete amerikanët me pamjen e tij të thjeshtë dhe rinore. Megjithatë, gjëja më e rëndë është se në emër të shpëtimit të popullit, kufizoi lirinë e një kombi të tërë, po ashtu edhe atë të shtypit, - mendon ajo.