E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ende po hetohen shkaqet për fatkeqësinë e anijes, por supozohet se bëhet fjalë për gabim të njeriut ose për defekt të sistemit elektronik, i cili i jep parametrat e kursit. Kutitë e zeza nga anija janë gjetur dhe u janë dorëzuar organeve gjyqësore.
Zbulohen tre tė mbijetuar nė anijen


Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës italian Lluka Kari deklaroi se një çift bashkëshortor mbrëmë vonë është shpëtuar nga brendia e anijes së ngecur "Kosta Konkordia", ndërsa me një person të tretë është lidhur kontakt. Në vijim është shpëtimi i tij.

Deri tani u konfirmua vdekja e tre personave, ndërsa rreth 40 llogariten si të zhdukur.

Kapiteni i anijes luksoze italiane, e cila të premten ngeci në disa qindra metra nga bregu i Italisë perëndimore, Françesko Sketini është arrestuar nga policia, ndërsa Prokuroria italiane filloi hetime me akuzë për moskujdes, shkaktimin e dëmeve dhe vrasje të paparamenduar. Nëse dëshmohet se kapiteni është fajtor, mund të dënohet me dhjetë vite burg.

Kapiteni dhe oficeri i parë Çiro Ambrozio akuzohen për vrasje, shkaktimin e dëmeve dhe braktisjen e anijes.

Ende po hetohen shkaqet për fatkeqësinë e anijes, por supozohet se bëhet fjalë për gabim të njeriut ose për defekt të sistemit elektronik, i cili i jep parametrat e kursit. Kutitë e zeza nga anija janë gjetur dhe u janë dorëzuar organeve gjyqësore.

Udhëtarët e akuzojnë ekuipazhin dhe personelin e anijes, i cili ka qenë i përbërë nga aziatikë, për joprofesionalizëm.
Zbulohen tre të mbijetuar në anijen Konkordia

Publikuar: 15.01.2012 | 13:06
Lexuar: 227 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime