E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në grupin B, hendbollistët e Maqedonisë do të takohen edhe me reprezentacionin e Gjermanisë të martën në orën 18 e 15 minuta, ndërsa në orën 20 e 15 minuta të enjten me ekipin çek.
Hendboll: Maqedonia barazon me Suedinė nė Kampionatit Evropian pėr meshkuj

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll sonte ka barazuar me rezultat (26:26)kundër reprezentacionit të Suedisë në ndeshjet e Kampionatit Evropian për meshkuj që zhvillohet në Serbi.

Në grupin B, hendbollistët e Maqedonisë do të takohen edhe me reprezentacionin e Gjermanisë të martën në orën 18 e 15 minuta, ndërsa në orën 20 e 15 minuta të enjten me ekipin çek.

Reprezentacioni i Çekisë në grupin B sot e ka mundur reprezentacionin e Gjermanisë me rezulltat 27:24.

Klasifikim të mëtejshëm sigurojnë tre ekipet e para, ndërsa nëse Maqedonia klasifikohet në rrethin e dytë, do të luajë me reprezentacionet nga grupi A, ku janë Serbia, Polonia, Danimarka dhe Sllovakia.
 Reprezentacioni i Çekisë në grupin B sot e ka mundur reprezentacionin e Gjermanisë me rezulltat 27:24

Kampionati Evropian për meshkuj 2012 është kampionati i dhjetë evropian në hendboll. Kampionati në Serbi do të mbahet prej sot deri më 29 janar në Beograd, Vërshac, Nish dhe Novi Sad. Në KE 2012 në Serbi marrin pjesë 16 seleksione evropiane.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Xvonko Shundovski para nisjes në Nish deklaruan se janë maksimalisht të përgatitur dhe motivuar për fillimin e garës së madhe.

Në Kampionatin Botëror, i cili në vitin 2009 që u luajt në Kroaci, hendbollistët e Maqedonisë përfunduan në vendin e 11-të. Kampion aktual botëror dhe evropian në hendboll është reprezentacioni i Francës.

Publikuar: 15.01.2012 | 23:11
Lexuar: 350 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime