Në konkluzionet përfundimtare prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, e cilësoi video-përgjimin e shumëpërfolur si provë autentike, ndërsa sipas tij dëshmia e dhënë nga Dritan Prifti provon se i pandehuri Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv duke favorizuar kompani të caktuara në sipërmarrjet konçesionare.
Gjykata e Lartë vendos sot për fatin e ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta. Kolegji Penal do të japë në orën 13:00 verdiktin për Metën, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit aktiv.
Në pretencën e dhënë nga organi i akuzës para kolegjit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria kërkoi dënim me dy vite burg si dhe gjobë prej 1 milion lekësh për ish zv. Kryeministrin Meta. Ndërsa proçesi përmbylli fazën e konluzioneve përfundimtare të Prokurorisë si dhe avokatëve mbrojtës, tashmë mbetet vetëm dhënia e verdiktit nga gjykata.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, e cilësoi video-përgjimin e shumëpërfolur si provë autentike, ndërsa sipas tij dëshmia e dhënë nga Dritan Prifti provon se i pandehuri Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv duke favorizuar kompani të caktuara në sipërmarrjet konçesionare.
Nga ana e tyre avokatët mbrojtës i kanë cilësuar pretendimet e prokurorisë të pabazuara në prova dhe fakte dhe përfundimisht kërkuan shpalljen të pafajshëm të klientit të tyre Ilir Meta. Pas mbylljes së seancës gjyqësore ka ardhur edhe reagimi nga ana e përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Spartak Braho i cili ka akuzuar ashpër Prokurorinë për një proçes politik të pabazuar në fakte.
Proçesi gjyqësor për vidiopërgjimin Meta-Prifti, proçes i zhvilluar në më shumë se 20 seanca, që nga fillimi i vitit 2011-të po i vjen fundi. Në seancën e sotme do të jepet edhe verdikti i gykatës, nëse do ta cilësojë apo jo përgjegjës kreun e LSI-së për akuzën e korrupsionit aktiv.