Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe ti kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti, është shprehur Bogdanoviq.
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është ushtrim i dhunës që mund të përsëritet në veri të Kosovës.
Bogdanoviq, për mediat serbe, ka thënë se nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate.
Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe ti kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti, është shprehur Bogdanoviq.
Ai ka thënë se nuk e kupton çfarë reciprociteti kërkon Vetëvendosje në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë,
Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës.