E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Më lejoni t'ju kujtoj se ne nuk i kemi kontrolluar ata hektarë që nga viti 1999. Madje edhe një pjesë të mirë të hektarëve nuk e kemi kontrolluar edhe në Serbi, deri në vitin 2001... Në sistemin tim të vlerave, njerëzit janë më të rëndësishëm, se pa ta humbet kuptimi i territorit", ka thënë Sutanovic për gazetën serbe “Politika”.
E kemi humbur Kosovėn






Qeveritarët serbë kanë filluar të flasin hapur për humbjen e Kosovës më 1999. Ministri i Mbrojtjes, Dargan Sutanovac ka thënë se serbët vonë e kanë kuptuar se është humbur Kosova. Por, ka përsëritur se Beogradi nuk do ta njohë Prishtinën.

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac ka thënë se politika “edhe Kosovën, edhe Europën” nuk mund të funksionojë në raport me Prishtinën.

Ai ka thënë se Kosovën e kanë humbur qysh në vitin 1999, ku pushteti serb nuk kontrollon më asgjë.

"Më lejoni t'ju kujtoj se ne nuk i kemi kontrolluar ata hektarë që nga viti 1999. Madje edhe një pjesë të mirë të hektarëve nuk e kemi kontrolluar edhe në Serbi, deri në vitin 2001... Në sistemin tim të vlerave, njerëzit janë më të rëndësishëm, se pa ta humbet kuptimi i territorit", ka thënë Sutanovic për gazetën serbe “Politika”.

Duke folur për zgjidhjet e mundshme për Kosovën, nga të cilat përmendet edhe statusi i veçantë për Veriun e Kosovës, Sutanovac tha se serbët duhet të jenë realë, pasi është e çuditshme “se si disa tek në vitin 2011 kanë kuptuar se Serbia në vitin 1999 e ka humbur sovranitetin e saj mbi Kosovën".

"Por, në një gjë jemi dakord, që nuk ta njohim pavarësinë", tha ai.

Sutanovac tha se Qeveria aktuale serbe është duke u përpjekur që në fokus të problemeve dhe të zgjidhjeve të jenë njerëzit.

"Fakt është se Prishtina në Veri nuk mund të vendosë pushtetin e vet, prandaj, Europa dhe bota kërkojnë zgjidhje përmes dialogut", thotë ai.

"Ne vlerësojmë se Veriu duhet ta ketë një specifikë në lidhje me Kosovën, sepse atje është një rajon që funksionon e pavarur nga Prishtina”, shton ministri serb, duke mohuar se kjo do të thotë njohje e heshtur e pavarësisë Kosovës.

Sutanovac ka mohuar se institucionet serbe heshtazi po njohin pavarësinë e Kosovës.

"Të gjithë ata që pasuksesshëm bindin qytetarët se Qeveria dhe kryetari serb po shkojnë hapave të pavarësisë, në fakt janë ata që në vitet ‘90 kanë bërë më së shumti për pavarësinë, qofshin ata që ishin në pushtet, apo e përkrahnin atë, duke ndarë sistemin e njëjtë të vlerave”, tha Sutanovac.

Publikuar: 16.01.2012 | 11:49
Lexuar: 236 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime