E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Samiti u hap nga Sultan Ahmed Al Jaber, ndërsa me nga një fjalë në çelje të punimeve u paraqitën edhe Wen Jiabao, kryeministër i Kinës, Kim Hwang-sik, kryeministër i Koresë së Jugut, Nassir Abulaziz Al-Naserm kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
Jahjaga fton arabėt pėr investime nė Kosovė









Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Samitit Botëror për të Ardhmen e Energjetikës, që po organizohet në patronazhin e sheikut Mohamed bin Zayed al Nahyan në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve.

Samiti u hap nga Sultan Ahmed Al Jaber, ndërsa me nga një fjalë në çelje të punimeve u paraqitën edhe Wen Jiabao, kryeministër i Kinës, Kim Hwang-sik, kryeministër i Koresë së Jugut, Nassir Abulaziz Al-Naserm kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, Presidentja Jahjaga zhvilloi një varg takimesh. Ndër të tjera ajo u takua me Sekretarin e Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, kryetarin e Abu Dhabit, sheikun Mohamed bin Zayed al Nahyan, disa ministra të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëheqës ushtarakë të këtij vendi që kanë shërbyer në Kosovës, si dhe përfaqësues nga shumë shtete të tjera.

Presidentja Jahjaga, në takimet e saj, i njoftoi bashkëbiseduesit me gjendjen e përgjithshme dhe të arriturat në vendin tonë. Ajo theksoi se vendet mike duhet të ndihmojnë edhe më tej në njohjen e shtetit të Kosovës. Gjithashtu, ajo bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik dhe për investime në Republikën e Kosovës, e cila disponon me resurse të shumta, në të gjitha fushat.

Presidentja Jahjaga gjithashtu, në kuadër të samitit, bisedoi edhe me një numër të madh përfaqësuesish të kompanive të fushës së energjetikës dhe i inkurajoi ata që të investojnë në vendin tonë, ku energjia është një fushë që ofron mundësi të mira investimi.

Gjatë takimeve, Presidentja Jahjaga u shoqërua nga i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, dr.Rexhep Boja.

Pjesëmarrja e Presidentes Jahjaga në këtë samit është pritur me interesim të madh të pjesëmarrësve, si dhe të mediave të shumta.

Publikuar: 16.01.2012 | 16:36
Lexuar: 312 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime