Shumë familje tetovare me kohë kanë zgjidhur dilemat se ku do ti kalojnë pushimet verore. Kriza ekonomike i ka detyruar ata që vapën e verës ta shuajnë në ndonjërën nga pishinat e shumta që kohëve të fundit janë ngritur në shumë qytete përfshire edhe rajonin e Tetovës.

Mundësitë tona janë më të pakta për të shkuar në det, kështu që kemi vendosur që pushimet verore ti kalojmë këtu, tha një qytetar i Tetovës.
Këtu është shumë lirë dhe shumë mirë, pastërti ka, çka të duash ka, shtoi një tjetër tetovar.
Pishinat janë shumë të volitshme për këto kushtet e popullatës tonë në rrethinën e Tetovës apo më tepër në gropën e pollogut, shkaku i çmimeve të pushimeve verore nëpër bregdete janë pak më të shtrenjta e këtu janë më të volithsme, theksoi një qytetar tjetër.
Megjithatë sipas agjencive tursitike nuk është i vogël numri iatyre që preferojnë që pushimet ti kalojnë kryesisht në brengdetin shqiptar për shkak të afërsisë por edhe çmimeve të volitshme.
Mund të ju them kërkesa është në nivel për bregdetin shqiptarë në radhë të parë pastaj bregdeti turk. Durrësi ka kapacitet të mjaftueshëm dhe çmimet janë më të arsyeshme mundë të themi dhe gjithashtu për qytetarët e Maqedonisë është më i kapshëm për shkak se rruga është shumë e mirë dhe është më afër, deklaroi Bujamin Durmishi, nga AT Euroturist.
Drejtuesit e agjencive turistike thonë bregdetet e shtrenjta më së shumti preferohen nga mërgimtarët të cilët kryesisht pëlqejnë që pushimet ti kalojnë në bregdetin e Turqisë.
Bashkim Sulejmani