E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

”Po ecim fuqishëm përpara, kurse fitorja me Milanin ishte shumë e rëndësishme. Duket qartë se kemi marrë mësim nga humbjet e përjetuara nga Napoli, Juventusi dhe Udineze. Luajtëm shkëlqyeshëm. Në aspektin taktik e thyem plotësisht Milanin. Jemi kthyer në formën e duhur, kemi grumbulluar forcën dhe dëshirën për të qenë sërish ai Interi i vjetër”, ka thënë Ranieri.
Ranieri: Kemi bėrė njė hap tė madh pėrpara





Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri është shprehur i kënaqur me fitoren tejet të rëndësishme në derbin e qytetit kundër Milanit. Strategu i njohur italian ka falënderuar djelmoshat e tij për siç ka thënë hapin e madh përpara.

”Po ecim fuqishëm përpara, kurse fitorja me Milanin ishte shumë e rëndësishme. Duket qartë se kemi marrë mësim nga humbjet e përjetuara nga Napoli, Juventusi dhe Udineze. Luajtëm shkëlqyeshëm. Në aspektin taktik e thyem plotësisht Milanin. Jemi kthyer në formën e duhur, kemi grumbulluar forcën dhe dëshirën për të qenë sërish ai Interi i vjetër”, ka thënë Ranieri.

Fitorja kundër Milanit ishte e gjashta radhazi për Interin. Ranieri ka thënë se skuadra e tij nuk do të heq dorë nga gara për titull. ”Titulli i kampionit gjithmonë është synim kryesor i këtij klubi. Trofetë janë në gjakun e Interit. Në bërthamën e kësaj skuadre është lufta për tituj. Megjithatë, në këtë edicion duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka nënvizuar Ranieri, skuadra e të cilit këtë edicion e kishte filluar me krizë të madhe rezultatesh.

Publikuar: 17.01.2012 | 10:19
Lexuar: 181 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime