Banorët e komunës së Shuto Orizares do ta zgjidhin problemin me ujin e pijshëm. Këtë do tia mundësoj instalimi i pompave të reja për ujësjellës që do të kontribuojë në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.
Banorët e komunës së Shuto Orizares do ta zgjidhin problemin me ujin e pijshëm. Këtë do tia mundësoj instalimi i pompave të reja për ujësjellës që do të kontribuojë në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.
Momentalisht nuk kemi ujë dhe nuk e di se a do të ketë. Ujë duhet të mbushim prej orës 2 në mbrëmje e deri në në mëngjes, sepse pastaj deri në ora 8 nuk kemi ujë. Tani do të shohim si do të shkoj puna, Falënderojmë përgjegjësit e komunës së Shuto Orizares, dhe kryetarin e qytetatit. Natën mblidhnim dhe mbushnim shishe që të kemi ujë për banjo dhe për tu pastruar, deklaroi një banor i lagjes.
Investimi në ujësjellësin e komunës së Shuto Orizares arrinë në 5 milion denarë, fonde të cilat i kanë siguruar komuna, ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe qyteti i Shkupit
Lëshuam në përdorim rikonstruimin e ujësjellësit në këtë pjesë të Shuto Orizares me cka rreth 3 deri 4 mijë banorë të komunës do të furnizohen me ujë nga ky ujësjellës i cili një kohë të gjatë kishte probleme të madha, theksoi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Sipas kryetarit të qytetit të Shkupit dhe autoriteteve të komunës, me këtë ujësjellës banorët e Shuto Orizares do të kenë kushte normale për jetë.
Nurten Elezi