E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësi i deritanishëm i grupit parlamentar socialdemokrat fitoi 387 nga 699 votat e Parlamentit. 56 vjeçari Martin Schulz u zgjodh si pasardhës i konservatorit nga Polonia Jerzy Buzek dhe do të jetë në këtë post dy vjet e gjysmë.
Socialdemokrati Martin Schulz u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit Evropian








Një socialdemokrat gjerman bëhet kryetar i Parlamentit Evropian. Për periudhën e tij në detyrë (dy vjet e gjysmë) Martin Schulz ka një plan të mdh: Ai kërkon ta fuqizojë parlamentin kundrejt institucioneve të tjera të BE

Socialdemokrati Martin Schulz u zgjodh sot kryetar i ri i Parlamentit Evropian. Udhëheqësi i deritanishëm i grupit parlamentar socialdemokrat fitoi 387 nga 699 votat e Parlamentit. 56 vjeçari Martin Schulz u zgjodh si pasardhës i konservatorit nga Polonia Jerzy Buzek dhe do të jetë në këtë post dy vjet e gjysmë.

Posti i presidentit të Parlamentit Evropian tradicionalisht ndahet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Schulz është anëtar i këtij Parlamenti prej vitit 1994 dhe aktualisht drejton grupin parlamentar të socialdemokratëve. Pak pas zgjedhjes në postin e kryetarit të Parlamentit Evropian ai tha se qëllimi i tij kryesor është forcimi i këtij institucioni.

"Zgjedhja në postin e kryetarit të Parlamentit Evropian në këto kohë krize është për mua një nder dhe shans i madh", deklaroi Schultz. Ai shtoi se do të angazhohet që kryetari i PE-së të marrë pjesë në të ardhmen edhe në samitet kushtuar krizës së euros.

Brendapërbrenda Parlamentit kryetari ka kryesinë e mbledhjeve plenare. Ai nënshkruan së bashku me kryetarin e Këshillit Evropian aktet juridike të Bashkimit Evropian. Kryetari mbështetet prej presidiumit, në gjuhën e folur i njohur edhe si zyrë.

Presidiumi përgjigjet për administrimin e buxhetit të parlamentit. Bashkë me kryetarët e gjashtë fraksioneve të tjera të parlamentit kryetari i Parlamentit Evropian harton rendin e ditës së mbledhjeve.

"Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur drejtpërdrejt. Prej kësaj unë derivoj një përgjegjësi të plotë për politikën në BE (edhe për fushat që i pretendojnë për vete kryetarët e qeverive)", tha Schulz së fundi në një intervistë për shtypin.

Publikuar: 18.01.2012 | 02:49
Lexuar: 229 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime