Vetëvendosja nuk ka vepruar në mënyrë të duhur pasi nuk ka shtjerr gjitha rrugët institucionale. Nuk ka qenë e udhës që për një vendim të cikin e kemi marr bashkë të dilet në rrugë. Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votën tonë pasi pa na pyetur ka dal në rrugë dhe këtë e ka bërë për interesa të veta personale, ka thënë Sahatqia.
Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka drejtuar jo pak akuza ndaj Vetëvendosjes për vendimin që e ka marr për të dal në rrugë për një çështje që sipas saj kanë votuar edhe dy partitë tjera LDK dhe AAK. Ajo në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se për mocionin për reciprocitet kanë votuar edhe LDK e AAK dhe Vetëvendosja sipas saj ka shfrytëzuar edhe votën e këtyre dy partive për interesa personale.
Vetëvendosja nuk ka vepruar në mënyrë të duhur pasi nuk ka shtjerr gjitha rrugët institucionale. Nuk ka qenë e udhës që për një vendim të cikin e kemi marr bashkë të dilet në rrugë. Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votën tonë pasi pa na pyetur ka dal në rrugë dhe këtë e ka bërë për interesa të veta personale, ka thënë Sahatqia.
Ajo po ashtu ka kritikuar edhe veprimet e policisë dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe sidomos ndaj deputetëve veçanërisht ndaj nënkryetari të Kuvendit Të rrahet nënkryetari i Kuvendit është lajm i keq, kjo nuk është demokraci, ka thënë Sahatqia.