Në këtë turnir morrën pjesë mbi 60 pelihvana nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Turqia
Të dielën te stadiumi i vjetër i qytetit të Tetovë u organizue Turnir i mundjes tradicionale- sehir me pelihvana. Organizator i këtij turniri ishte Këshilli i Xhamisë në fshatin Tearc dhe kishte për qëllim humanitar, pra mjetet e grumbulluar të shërbejnë për nevoja për ndrtimine xhamisë së re në Tearcë.
Në këtë turnir morrën pjesë mbi 60 pelihvana nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Turqia, ndërs ndër emrat më të njohur ishin Xhezair Latifi, Ejup Vejseli, Dejan Mitrev, Refet Aliu, Ismail Fejzullai dhe të tjerë..
Ajo që ra në sy se pjesëmarja e adhuruesëve të këtij sporti nuk ishte si në raste tjera, shkaqet ndoshta janë tek nxehti i madhë apo mos informimi i duhur dhe në kohë./Sh.S./