E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke hedhur një thumb edhe ndaj rrjetit NBC, që transmeton ndarjen e çmimeve, Gervais tha: “Sot përpara jush është komediani britanik numër një, për të shpërndarë çmimet numër dy në botën e spektaklit, në rrjetin numër tre në Amerikë”.
Madonna: Nėse jam e virgjėr, hajde bėj diēka…






Komediani britanik, Ricky Gervais, që ka prezantuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, ka bërë një seri batutash, më të ndyra se ndonjëherë. Gervais është përzgjedhur për herë të tretë për të drejtuar këtë spektakël madhështor.

Në nisje Gervais tha se “çmimet Golden Globes janë në krahasim me çmimet Oscar njësoj si Kim Kardashian me Kate Middleton”.

Duke hedhur një thumb edhe ndaj rrjetit NBC, që transmeton ndarjen e çmimeve, Gervais tha: “Sot përpara jush është komediani britanik numër një, për të shpërndarë çmimet numër dy në botën e spektaklit, në rrjetin numër tre në Amerikë”.

Aktori ka rezervuar një batutë pikante edhe për Mel Gibson, aktorin që së fundmi ka pasur disa probleme, dhe Jodie Foster, që ka drejtuar një film ku luan Gibson. Duke përmendur një listë fjalësh që nuk duhet të përmendë, Gervais tha: “Më kanë thënë që mos flas për nuditetin. Sa keq sepse unë kam një fjalor gjigant… por një penis të vogël. Megjithatë punon. Nuk shqetësohem. Është në rregull. Më thonë të mos them asnjë fyerje. Por gjithashtu më thanë të mos përmend Mel Gibsonin këtë vit. As jetën e tij private, as angazhimin politik, as filmat e tij, dhe veçanërisht as filmin e Jodie Foster ‘Beaver’,” tha Gervais.

Duke thirrur në skenë këngëtaren Madonna, për të prezantuar një çmim, ai tha: “prezantuesja e radhës është Mbretëresha e Popit. Jo, jo, nuk është Elton John. Është komplet grua. Është gjithmonë në modë, është gjithmonë vajza materiale dhe është virgjëreshë”. Kur Madonna hyri në skenë, iu drejtua atij: “Nëse jam e virgjër akoma Ricky, pse nuk vjen e bën diçka për këtë punë? Nuk kam puthur një vajzë prej kohësh… Në TV”.

Publikuar: 18.01.2012 | 10:51
Lexuar: 453 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime