Për të qenë Edgar Hoover, drejtori aq shumë i diskutuar i FBI-së, ai u shëndosh, u plak, madje puthi në buzë edhe një burrë. Sekretet, miqësitë, urrejtjet dhe impenjimet e njërit prej aktorëve më të bukur në Hollivud.

Sekuenca e parë filmit hapet me një burrë të plakur, me sytë shumë të zinj dhe pak tërheqës. Megjithatë kjo frazë nuk ka kuptim për Leonardo di Caprio, që edhe pse 37 vjeç mbetet një nga aktorët më të bukur të planetit. Megjithatë në filmin J. Edgar të Clint Eastwood, që sapo ka dalë në kinema, edhe pse dallojmë shumë pak nga djaloshi kalifornian me sy bojëqielli, shohim një interpretues të madh. I rritur në të gjitha kuptimet, por mbi të gjitha një njeri shumë i thjeshtë dhe spontan. Megjithatë ai vetë e ka një shqetësim në lidhje me filmin e Eastwood, ku interpreton drejtorin më të famshëm dhe më të diskutuar të historisë së FBI-së, Edgar Hoover, që qëndroi në krye të agjencisë amerikane të spiunazhit për plot 48 vjet. Nuk arrita të shëndoshesha mjaftueshëm. Xhirimet mbaruan për një muaj e gjysmë, nuk pata kohë. Di Caprio tregon se sa e vështirë ishte të perfeksionoje pamjen dhe lëvizjet e Hoover-it. Ishte shumë e lodhshme. Kaloja orë të tëra me maskë në fytyrë. Njerëzit mendojnë se puna jonë është gjithmonë e lehtë, por ja që nuk është kështu. E bukura e të qenët aktor qëndron pikërisht në faktin se mund të interpretosh shumë njerëz të ndryshëm, pavarësisht nga koha dhe historia e tyre personale. Thuhej se Edgar Hoover bënte një jetë të dyfishtë. Dyshohej se ishte homoseksual dhe në film, që luan shumë me dykuptimësinë (profesionale dhe jo vetëm) del ky portret. Në të vërtetë ai nuk u martua kurrë, dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës me Clyde Tolson (krahun e tij të djathtë të FBI-së). Sigurisht që të dy ia dedikuan eksperiencën e tyre shërbimit ndaj Amerikës. Hoover ishte një personazh shumë kompleks, i famshëm për mosshfaqjen e emocioneve të tija asnjëherë. Për sa i përket orientimit të tij seksual, askush nuk e di të vërtetën. Në një skenë Leo puthet edhe me një prej aktorëve të tjerë që, sipas tij, ishte thjesht sepse skenari e kërkonte. Jashtë kinemasë, Di Caprio merret me politikë, iniciativa sociale dhe ambientale. Nëse do të kufizohesha vetëm në rolin tim të aktorit, do të isha një njeri jo i lumtur. Fakti që unë jam një person i njohur nuk do të thotë se nuk mund të kuptoj botën dhe se nuk mund ta ndryshoj jetën time për mirë. Aktori 37-vjeçar tregon se publiku i thjeshtë i sheh gjithmonë aktorët në dy mënyra të ndryshme. E para është ajo e superstarit që transmetohet vazhdimisht në media dhe e dyta, është ajo e njeriut që punon në sheshin e xhirimeve. Marrëdhëniet me Clint Eastwood i ka shumë të mira. Thotë se me të gjithçka është e mrekullueshme. Me të gjithçka ecën mrekullisht nëse ti i bën ato detyra që ke për të bërë. U kërkon shumë aktorëve. Nëse nuk shkon i përgatitur në xhirime, ashtu si në shkollë, Clint të ndëshkon ashpër. Një fondacion me emrin e tij kujdeset për mbrojtjen ndaj ambientit. Çështjet për mbrojtjen e ambientit më prekin shumë. Natyra është ajo që na jep jetë, përse duhet të jemi ne ata që e shkatërrojmë. Ai e konsideron veten një njeri që kur jep fjalën bën gjithçka për ta mbajtur atë, ndoshta ngaqë është edhe njeri i famshëm dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kur një yll Hollivudi angazhohet për një kauzë, siç bëj unë, është gjithmonë i ekspozuar ndaj kritikave dhe sulmeve. E di që pasioni im për mbrojtjen e ambientit do të vihet gjithmonë në diskutim nga deklaratat false. Gjithmonë do të jetë dikush që do të më pyesë se përse unë vazhdoj të hipi në avionë e makina. E vërteta është se është pjesë e jetës sime, nuk kam zgjidhje tjetër. Nëse do të mundesha do ta evitoja. Por nëse të famshmit si Leo di Caprio e kanë bërë modë tashmë këtë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, ai mendon se edhe njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë shumë. Mund të investojnë para, kohë dhe energji nëse shqetësohen për të ardhmen e planetit. Vetëm kështu çmimet e makinave hibride, automobilave elektrike dhe paneleve diellore për shtëpitë tona do të ulen dhe do të bëhen të pranueshme për të gjithë. Vetëm kështu mund të nisim betejën tonë të vërtetë në favor të botës ku jetojmë. Nëse shkatërrojmë natyrën edhe ne herët apo vonë do të shkatërrohemi. Gazetat e thashethemeve shkruajnë shpesh për të, ku në qendër vendosen marrëdhëniet me vajzat. Nuk i duhet besuar gjithçkaje që lexohet. Leo tregon edhe për mënyrën se si i zgjedh projektet e shumta në të cilat e kërkojnë. Në këtë pikë të karrierës sime paratë ndikojnë shumë pak. Tani për mua e rëndësishme është që të bëj një punë të mirë. Nuk e kam më frikën e audiencës apo suksesit të filmave. Objektivi im është të jem një aktor i mirë. Ky profesion është një angazhim dhe një përgjegjësi, përveçse një punë që në fund të vitit të bën ti paguash kollaj të gjitha faturat. Por unë asnjëherë nuk dua të harroj Titanikun, ishte ai filmi që më hapi dyert e Hollivudit. Ende sot jam shumë krenar që kam qenë pjesë e një produksioni që ka shkruar historinë e kinemasë. Kur e pyet për martesën, lidhjet dhe në fund fëmijët, përgjigjet duke thënë: Për momentin jam i lumtur kështu si jam. Sigurisht që një ditë do ti kaloj të gjitha me radhë këto faza të jetës. Nuk mendoj se ka ardhur momenti i duhur.