E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet më të reja nga laboratoria e Institutit për shëndetësi publike konfirmuan prezencën e tipit të ri të virusit A/H1N1 tek edhe një rast, i cili para disa ditësh është kthyer nga pushimet në Greqi. Personi është hospitalizuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Edhe njė rast pozitiv me A/H1N1



Katër të hospitalizuar me simptoma të gripit

Rezultatet më të reja nga laboratoria e Institutit për shëndetësi publike konfirmuan prezencën e tipit të ri të virusit A/H1N1 tek edhe një rast, i cili para disa ditësh është kthyer nga pushimet në Greqi. Personi është hospitalizuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në klinikën për sëmundje infektive në Shkup, gjatë kohës së fundjavës, janë hospitalizuar katër raste të reja, të dyshimta për influencën A/H1N1, ndërsa dy pacientë janë kontrolluar në ambulancë, u janë marrë analizat dhe për shkak incizimit të lehtë klinik janë lëshuar në shërim shtëpiak, nën mbikqyrjen e infektologut dhe epidemiologut.

Të gjithë pacientët e rinj kanë qenë në udhëtime jashtë vendit edhe atë në Mal të Zi, Greqi, Zvicër dhe Kinë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe tregon përmirësim progresiv.

Për momentin në klinikë janë hospitalizuar gjithsej 11 të sëmurë dhe të gjithë janë me fotgrafim të mirë klinik. Deri më tani në Klinikën për sëmundje infektive në spital janë shëruar gjithsej 52 pacientë, prej të cilëve tek 14 është konfirmuar virusi i A/H1N1, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Publikuar: 20.07.2009 | 00:04
Lexuar: 160 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime