Forumi Rinor i BDI-Tetovë në manifestimin e 30 vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës
Kryesia e Forumit Rinorë të Bashkimit Demokratik për Integrim-Tetovë, mori pjesë në manifestimin e 30 vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës me ftesë të këshillit organizativ të këtij manifestimi.
Ata u pritën nga nikoqirët dhe i përuruan për jetëgjatësinë e LPK-së e cila lëvizje ka qenë promotori kryesorë i gjithë zhvillimeve kombëtare të trevave shqiptare.
Të pranishëm ishin shumë figura të shquara kombëtare dhe politike, të mbarë trojeve shqiptare si Emrush Xhemaili, Ali Ahmeti, Jakup Krasniqi Xhavit Haliti, Fazli Veliu etj.
Fjalimin përshëndetës e mbajti z.Emrush Xhemaili i cili falemenderoi të pranishmit dhe njëherit me një minutë heshtje përkujtoji dëshmorët e kombit.