Ndërsa Berisha ka shprehur gëzimin e tij që po kthehet në atdhe.
Jam i lumtur që më në fund po kthehem në atdhe i gjallë. Ditët në burgun e shtetit afrikan janë dukur si vitet të tëra. Do të doja të shihja të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në aeroport, dhe ju ftoj të vini, ka thënë Berisha pas lirimit.
Pacolli liron Xhejms Berishën
Premtoi, e bëri dhe nuk dështoi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka arritur ta lirojë nga burgu James Berishën, dhe kjo është fotoja e publikuar pak minuta më parë nga Pacolli.
Lirimi i tij është konfirmuar edhe zyrtarisht. "Aktualisht zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me pilotin Berisha, gjenden në udhëtim e sipër nga kryeqyteti I Eritresë Asmara për në Stamboll, ku edhe do të kalojnë natën, ndërsa nesër(e enjte), ata do të arrijnë në Prishtinë" thuhet në komunikatë.
Ndërsa Berisha ka shprehur gëzimin e tij që po kthehet në atdhe.
Jam i lumtur që më në fund po kthehem në atdhe i gjallë. Ditët në burgun e shtetit afrikan janë dukur si vitet të tëra. Do të doja të shihja të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në aeroport, dhe ju ftoj të vini, ka thënë Berisha pas lirimit.
Të enjten, Pacolli dhe Berisha pritet të arrijnë në Kosovë. Berisha ka disa muaj që është mbajtur në burg në Eritre, pasi ishte në një fushatë lobimi për Kosovë në kontinetin e Afrikës.