E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë katër viteve të fundit ndodhën një numër i madh i ndryshimeve pozitive të rëndësishme, veçanërisht që ka të bëjë me zhvillimin e reformave ekonomike.
Intervistė me menaxherin e pėrgjithshm tė LUKOIL-it nė Maqedoni, Andrej Kuku













Gjatë katër viteve të fundit ndodhën një numër i madh i ndryshimeve pozitive të rëndësishme, veçanërisht që ka të bëjë me zhvillimin e reformave ekonomike. Më të rëndësishme janë masat reale të zbatuara në drejtim të integrimeve evropiane, vlerëson menaxheri i përgjithshëm i Lukoil - Maqedonia, Andrej Kuku, në intervistën për MIA-n, me rastin e katërvjetorit të hyrjes së kompanisë në tregun e Maqedonisë.

Njeriu i parë i LUKOIL-it në Maqedoni, kompani e cila punon në mbi 40 vende në botë, potencoi se ekziston bashkëpunim i mirë, konstruktiv dhe afarist me institucionet shtetërore, me të cilat kompania ka pika të përbashkëta të veprimit.

"Kemi hasur në mirëkuptim dhe mbështetje nga Qeveria dhe personalisht nga kryeministri, nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe nga të punësuarit nëpër ministritë e Punëve të Brendshme, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga Ministria e Ekonomisë dhe inspektoratet e tyre, nga Drejtoria Doganore dhe nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Gjithashtu, bashkëpunim të shkëlqyer kemi me Agjencinë për Rrugët Shtetërore, me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, më saktë me Agjencinë për Punësim në RM, pastaj me Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe me shumicën e komunave dhe kryetarëve të komunave, si dhe me NP "Rrugët e Maqedonisë", theksoi Kuku.

Si ndryshim më i madh, të cilin e ka vërejtur në periudhën katërvjeçare në Maqedoni , Kuku si shembull e mori tregun e karburanteve.

"Duke filluar nga korriku i këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i aporovoi standardet e reja për karburantet, gjegjësisht është lejuar shitja e karburanteve me kualitet të barabartë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë përmirësim i madh i mjedisit jetësor dhe kujdes për shëndetin e popullatës në vend, mundësi për import dhe shitjen e automjeteve me motorë të lartë ekonomik dhe ekologjik, që më herët kjo nuk ishte e mundur pasi që prodhuesit e automjeteve nuk kanë dhënë garanca për punën e motorëve për shkak se në vend nuk kishte karburante me kualitet të lartë", sqaron njeriu i parë i LUKOIL-it në Maqedoni. Ai shtoi se popullata do të ketë qasje ndaj karburanteve më ekonomike, më efektive dhe më cilësore në vendin e vet.

Gjatë zgjidhjes së vendit për tranzit, potencoi ai, Maqedonia do të bëhet më atraktive edhe për bartësit e transportuesve.

Nëse e marrim parasysh pamjen e jashtme të pompave të benzinës, atëherë, nënvizon Kuku, me siguri mund të them se pasi filluam ne të ndërtojmë pompa të benzinave nën brendin e LUKOIL-it, dhe kolegët tanë gjithashtu filluan t'i rikonstruojnë dhe t'i modernizojnë pompat e tyre të benzinave. Si rezultat i kësaj, thekson, pjesa më e madhe e objekteve të këtilla sot i kënaqin kërkesat e evropiane. Dhe e gjithë kjo ndodhi në tre-katër vitet e fundit.

"Ja ta marrim edhe çështjen e tokës, që është bazë e ekonomisë së tregut. Sot në Maqedoni ekziston kadestër e patundshmërive e cila tërësisht përgjigjet në kërkesat evropiane, ku secili qytetar apo subjekt ekonomik ka qasje deri tek versioni elektronik i informatave të kadestrës, që ju shpëton nga ajo të prisni para sporteleve apo para zyrave të shërbimeve të kadestrës. Pothuajse tërësisht ka përfunfuar procesi i denacionalizimit dhe mjaft në mënyrë aktive, në pajtim me aktet ligjore të cilat i ka miratuar Qeveria, bëhet transformimi i parcelave shtetërore, të cilat paraprakisht u dhanë në përdorim. Është vendosur çështja e procedurës për tjetërsimin e tokës shtetërore derisa është i nevojshme riformimi i parceleve për ndërtim", thotë në intervistën për MIA-n", Kuku.

Të gjitha këto masa, potencoi, e stimulojnë zhvillimin e tregut të tokës dhe e përmirësojnë klimën investuese në vend.

Menaxheri i përgjithshëm i LUKOIL-it për Maqedoninë në intervistë flet dhe i potencon masat pozitive ligjore në sferën e marrëdhënieve të punës. Me ligj, siç thekson ndër të tjerash, shumë saktë u definuan kërkesat dhe afatet për punësimin e shtetasve të huaj, që nga ana e tyre kanë krijuar qartësi dhe transparencë që investitorët e huaj të mund të ftojnë dhe të punësojnë specialistë qytetarë të shteteve të tjera.

"Ne si ndërmarrje me kapital të huaj, me mbështetjen e institucioneve përkatëse shtetërore, gjithmonë deri tani shumë shpejtë i kemi zgjidhur këto çështje. Edhe diçka, që është me rëndësi të veçantë për ne ligjet e miratuara nga sfera e ndërtimit dukshëm i shkurtuan afatet dhe procedurat e urbanizimit të parceleve të tokës, me çka u shkurtuan edhe barrierat e shumta administrative", tha Kuku.

Si investitor i huaj, ai shumë mirë e vlerëson për momentin klimën e biznesit në Maqedoni.

"Së pari, shteti jep garanca për investimet dhe ato mbrohen jo vetëm me marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe me Kushtetutën e këtij vendi. Së dyti, mjedis të volitshëm të tatimeve. Për dallim nga shumë vendet e Bashkimit Evropian, madje dhe nga rajoni, tatimi i përfitimeve është vetëm 10 për qind, ndërsa përfitimi i riinvestuar nuk ka tatim. Së treti, ekszistimi i tregtisë së lirë me vendet e CEFTA-s, e gjithashtu edhe regjimi i volitshëm me vendet e BE-së. Së karti, ky është stabilizimi i valutës nacionale, e cila fuqimisht është fokusuar në lidhje me euron. Së pesti "pozita gjeografike e Maqedonisë në zemër të Ballkanit dhe infrastruktura ekzistuese" sqaron ai.

Lidhje me atë se sa është i kënaqur me tempon me të cilën zhvillohet brendi LUKOIL në Maqedoni dhe a është ndryshuar diçka në planet e tyre në këto katër vite, Kuku, duke treguar se nuk janë shumë të kënaqur me tempon e zhvillimit të rrejtit për shitje me pakicë të LUKOIL-it në Republikën e Maqedonisë, paralajmëroi se "vektori" i lëvizjes së tyre mbetet i pandryshuar.

"Duke u nisur nga Memorandumi për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe LUKOIL-it, ne kemi planifikuar shumë më shpejtë ta ndërtojmë rrjetin tonë prej 40 pompave të benzinës. Megjithatë, çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike, gjithashtu dhe procedura e gjatë dhe e komplikuar për urbanizimin e parceleve të tokës, lejuan deri më tani të ndërtojmë dhe lëshojmë në përdorim vetëm 10 pompa të benzinave. Ndërkaq, ne jemi optimistë, paraprakisht theksova edhe pse, ndërsa duke u mbështetur në masat e miratuara nga ana e Qeverisë, jemi të sigurt se programi investues do të realizohet. Vektori i lëvizjes sonë mbetet i pandryshuar", tha Kuku.

Sa i takon brendit të LUKOIL-it, nënvizon, ai e bëri të veten, duke e luajtur rolin e "lokomotivës" në zhvillimin e tregut bashkëkohor dhe kualitativ të karburanteve në vend. Qytetarët e këtij vendi i kanë theksuar përparësitë e karburanteve cilësore dhe nivelit të lartë të shërbimeve.

Në pyetjen cilat janë planet e mëtutjeshme të LUKOIL-it në rajon, janë hapur filiale pothuajse në secilin shtet të Ballkanit, përveç se në Shqipëri dhe Kosovë dhe se a do të hyjë kompania edhe në këto tregje, menaxheri i përgjithshëm Kuku njoftoi se në të ardhmen e afërt pritet hapja e frimave-si motra të LUKOIL-it edhe në Shqipëri.

Në intervistën për MIA-na, menaxheri kryesor i LUKOIL-it në Maqedoni, Kuku ndër të tjerash flet edhe ndikimin e krizës financiare botërore mbi brendin e kompanisë.

"Nënkuptohet se kriza finaciare në botë u reflektua edhe mbi punën e kompanisë tonë. Por, udhëheqësia e LUKOIL-it ndërmori masa për tejkalimin e kësaj situate të komplikuar. Do të dëshiroja të nënvizoj se LUKOIL Maqedonia - Shkup, sipas rezultateve nga puna e vitit 2008, ndodhet në pozitën e shtatë ndër 10-të paguesit më të mëdhenj të tatimeve në Republikën e Maqedonisë. Unë jam i bindur se ne, duke e zhvilluar rrjetin tonë, do të mund ta zmadhojmë edhe shumën e të dhënave të paguara në buxhetin e vendit, tha në intervstën për MIA-n, menaxheri i përgjithshëm i LUKOIL-it në Maqedoni", Andrej Kuku.

Publikuar: 20.07.2009 | 00:13
Lexuar: 931 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Rabie (05/03/2010 00:18:36) Ey pr aplikim pr vende pune ne administrat ku mund te gjej

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime