E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vëllimin e dytë që përfshin periudhën kohore 1918-1924, vijnë dokumente dhe fakte për Lëvizjen Kombëtare të Kosovës. Këto vëllime botohen pas 50 viteve nga Arkivi Qendror i Shtetit të Shqipërisë dhe vijnë për herë të parë të plota, bazuar në dokumentet arkivore të Arkivit të Shtetit.
Korpusi i Qeverisė sė Ismail Qemalit botohet pas 50 vjetėsh
Dokumente origjinale të qeverisë së Vlorës që i përkasin vitit 1912, do të vijnë në një vëllim me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, transmetojnë mediat shqiptare.

Në vëllimin e dytë që përfshin periudhën kohore 1918-1924, vijnë dokumente dhe fakte për Lëvizjen Kombëtare të Kosovës. Këto vëllime botohen pas 50 viteve nga Arkivi Qendror i Shtetit të Shqipërisë dhe vijnë për herë të parë të plota, bazuar në dokumentet arkivore të Arkivit të Shtetit.

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Arkivi do të çelë edhe një ekspozitë me fotografi dhe dokumente të asaj periudhe. Të gjitha dokumentet që do të ekspozohen me rastin e 100 vjetëve shtet shqiptar janë pjesë e fondeve të Arkivit të Shtetit.

Sipas drejtoreshës së Arkivit shqiptar, Nevila Nika, këto dokumente do të vijnë të plota dhe si elementë bazik do të jenë materialet kryesisht shqiptare dhe se ato do të vijnë me objektivitet të plotë e do të ruhet edhe gjuha e kohës për të parë evoluimin.

Në këtë kuadër, edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka realizuar një projekt me prodhimin e dokumentarëve historikë, dedikuar figurave të ndryshme që dhanë kontributin e tyre në krijimin e Shqipërisë shtet. Këto festime do të kulmojnë me Festivalin e 13-të Filmit, i cili këtë herë do të quhet Festivali i Filmit Mbarëshqiptar, ku do të shfaqen filmat shqiptarë të prodhuar në 5 vitet e fundit dhe ku nuk mund të mungojnë të ftuar special.

Publikuar: 19.01.2012 | 15:00
Lexuar: 289 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime