E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dyshimet janë ngjallur në rrethin shoqëror, ndonëse thuhet se ata janë në prag të lidhjes së tyre, mirëpo që të dy e mohojnë këtë, duke e quajtur vetëm një spekulim dhe thashetheme në opinion.
S’ka dashni, vetėm miqėsi






Edhe pse të dytë janë shfaqur bashkë në programet e Vitit të Ri, mbase kanë krijuar edhe një atmosferë të madhe në show-n e “Op Labi Party” në mes tyre nuk ka diçka më shumë. Bëhet fjalë për Adelina Berishën dhe Besnik Çakaj.

Dyshimet janë ngjallur në rrethin shoqëror, ndonëse thuhet se ata janë në prag të lidhjes së tyre, mirëpo që të dy e mohojnë këtë, duke e quajtur vetëm një spekulim dhe thashetheme në opinion.

“Besnikun e kam vetëm shok dhe asgjë më shumë, edhe pse kam vallëzuar me të në programet e Vitit të Ri, ne thjeshtë jemi vetëm kolegë dhe mund të lozim me të gjithë. Mirëpo këtë spekulim unë e mohoj kategorikisht sepse në mes nesh nuk ka asgjë më shumë”, ka thënë Adelina për “Zëri”.

Po ashtu edhe Besniku në mënyrën e vet mohon të ketë nisur një lidhje me Adelinën.

“Nuk ka shumë kohë të gjatë që njihemi me Adelinën, neve na bashkojnë vetëm evenimentet muzikore apo xhirimet për festat e fundvitit. Kështu që sa i përket dashurisë nuk ka asgjë në mes nesh. Ajo është një këngëtare e mirë dhe një shoqe e mirë për të cilën kam respekt, por edhe pse kemi vallëzuar bashkë në programet e Vitit të Ri, unë nuk kam asgjë më shumë me të. Neve thjeshtë na lidhë vetëm kënga dhe asgjë tjetër më shumë”, shprehet Besniku.

Që të dy pohuan se ata janë vetëm miq dhe në mes tyre nuk mund të ketë lidhje dashurie qoftë as edhe në të ardhmen. Ndërkaq sa i përket këngës të dy kanë filluar me projektet e reja muzikore për këtë fillim vit. Adelina sapo ka lansuar këngën “Ti je ai” të përgatitur me “Dj Zapp, Dj Chris dhe Enis Presheva.

“Sapo kam nxjerrë në treg këngën “Ti je ai” e cila edhe pse mbanë këtë emër nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private. Jam ndarë e kënaqur me bashkëpunëtorët e këngës dhe uroj që edhe publiku ta pëlqejë”, shton ajo.

Kësaj kënge Adelina ia ka përgatitur edhe videoklipin, me produksionin “Max Produktion” në Shqipëri. Edhe grupi NRG Band me vokalistin Besnik Çakajn pas kthimit nga SHBA-të kanë nisur përgatitjen e këngës së re të cilën do ta lansojnë bashkë me klip.

“Sapo jemi kthyer nga Amerika, ku bashkë me grupin kaluam disa ditë pushimi atje. Me t’u kthyer tani kemi nisur punën për një këngë të re, të cilën do ta realizojmë bashkë me videoklip. Këngën do ta përgatisim si gjithnjë vet anëtarët e bendit”, pohon ai.

Sipas Besnikut ‘NRG Band’ tani do të nisë edhe me disa koncerte brenda dhe jashtë vendit dhe uron që në vitin 2012-të të ketë edhe më shumë sukses në projektet e tyre muzikore.

Publikuar: 19.01.2012 | 16:34
Lexuar: 310 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime