E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dështimet e njëpasnjëshme, borxhet kolosale, pamundësia për t’i paguar shërbimet operatoreve të ndryshëm ekonomik, kaosi në funksionimin e organeve dhe administratës komunale nga njëra anë dhe presioni të cilin e ndjejnë në këtëvit te fundit te mandatit për shkak te mosrealizimit të gati asnjë premtimizgjedhorsigurisht se i bën shumë nervoz zyrtarët e komunës dhe i shtyn tëndërmarrin veprime te tillate pamatura.
Rrahja e vozitėsit tė Bexhetit, reagojnė kėshilltarėt e BDI-sė








Këshilltarët e BDI-së në Tetovë kanë reaguar lidhur me incidentin e rrahjes në të cilin protagonist ishin zyrtarë të Komunës së Tetovës nga njëra ane, dhe familjarët e një subjekti ekonomik në anën tjetër.

Në BDI këtë ngjarje e shohin vetëm si një rrjedhë logjike e asaj që po ndodh dhe po zhvillohet në këtë Komune.

“Dështimet e njëpasnjëshme, borxhet kolosale, pamundësia për t’i paguar shërbimet operatoreve të ndryshëm ekonomik, kaosi në funksionimin e organeve dhe administratës komunale nga njëra anë dhe presioni të cilin e ndjejnë në këtëvit te fundit te mandatit për shkak te mosrealizimit të gati asnjë premtimizgjedhorsigurisht se i bën shumë nervoz zyrtarët e komunës dhe i shtyn tëndërmarrin veprime te tillate pamatura.

Janë normat e qarta ligjore dhe institucionale të cilëve duhet t’i përmbahen zyrtarët dhe administruesit e pushtetit vendor në raport edhe me operatorët ekonomikdhe assesi të veprohet me rrugë joformale me presione dhe makinacione të ndryshmeqë më tepër i ngjan një veprimi të një strukture mafioze se sa te një strukture institucionale”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të BDI-së-Tetovë.

“Ne si këshilltarë të Këshillit tëTetovës nga radhët e BDI- së, si strukturë e organizuar mbartim edhe përgjegjësi të caktuar në komunë, dënojmë këtë aktte dhunshëm dhe turpshëm dhe ibëjmë thirrje Kryetarit të komunës që në suaza të kompetencave të veta të merr masa qëaktetë tilla të shëmtuaratë mos përsëriten,sepse e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e Komunës së Tetovës, por edhe të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

Publikuar: 19.01.2012 | 16:55
Lexuar: 590 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
bekim (19/01/2012 21:43:23) Kjo tregon qart se ne cfar situate eshte sjellur Komuna e Tetoves.Nje haos i vertet ne administrate,nje Komune pa buxhet dhe me shume borxhe.Shpresoj me qe te jemi mbushur me mend.Andaj do duhet qe ti mbledhim gjithe forcat dhe me te gjitha mjetet demokratike qe i posedojme ti luftojme dhe ta mposhtim kete te keqe qe na kapluar.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime