Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi informoi se tenderi për shitjen e EMO-s do të publikohet nesër në "Fajnenshël tajms", ndërsa për OHIS-in pritet pas 10 ditëve.
EMO i Ohrit dhe OHIS-i për të katërtën herë do të shiten në tender. Nëse nuk shiten do të kërkohet konsultant, i cili do të japë propozime për të ardhmen e tyre.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi informoi se tenderi për shitjen e EMO-s do të publikohet nesër në "Fajnenshël tajms", ndërsa për OHIS-in pritet pas 10 ditëve.
Kushtet për shitjen e EMO Ohër, në këtë tender të katërt, siç tha ministri Besimi, janë të njejta sikur edhe në atë paraprak lidhur me kushtet për numrin e të punësuarve, programin dhe veprimtarinë investuese, por do të shitet sipas çmimit më të ulët për 10 euro për një aksion. Në tenderin e fundit çmimi minimal i një aksioni ka qenë 28 euro.
"Qëllimi është që të gjehet investitor, i cili do ta zhvillojë biznesin dhe të fitojmë subjekte më efikase ekonomike në Maqedoni", deklaroi Besimi.
Tenderi për shitjen e OHIS-it do të shpallet më vonë për shkak se pritet raport revizor.
Nëse edhe këto katër tentime të Qeverisë që t'i shesë EMO-n dhe OHIS-in nuk janë të suksesshme do të shpallet tender për zgjedhje të një konsultanti, i cili do të japë propozime për të ardhmen, jo vetëm në këto dy kompani, por edhe për Eurokompozitin dhe Kombinatin e duhanit të Prilepit.