E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në madhësi planetare, temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës në vitin 2011 ka qenë për 0,51 gradë Celsius më e lartë se ky tregues vjetor nga mesi i shekullit 20-të, kumtoi Instituti për hulumtime në kozmos.
NASA: Viti 2011 ėshtė viti mė i ngrohtė nė historinė e meteorologjisė







Sipas temperaturës mesatare globale, viti 2011-të është viti i nëntë më i ngrohtë në historinë bashkëkohore të meteorologjisë, kumtuan dje shkencëtarë të NASA-s.

Ky fakt e vazhdon tendencën, lidhur me efektin e kopshtit të qelqtë, sipas së cilit nëntë nga dhjetë vitet më të ngrohta kanë ndodhur nga viti 2000 e deri më tani, transmetuan mediat britanike.

Në një raport tjetër të Administratës kombëtare oqeanike dhe atmosferike të SHBA-së theksohet se sipas temperaturës mesatare në SHBA viti i kaluar është viti 23-të më i ngrohtë që kur bëhen matjet.

Në madhësi planetare, temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës në vitin 2011 ka qenë për 0,51 gradë Celsius më e lartë se ky tregues vjetor nga mesi i shekullit 20-të, kumtoi Instituti për hulumtime në kozmos.

Në arkivin e këtij instituti në NASA ruhen të dhëna nga viti 1880 deri më tani.

"Njëmbëdhjetë vitet e para të shekullit të ri janë më të ngrohta, sesa në vitet nga mesi dhe fundi i shekullit 20-të", tha drejtori i institutit Xhejms Hansen.

Në kumtesën e ekspertëve nga NASA theksohet se rritja e temperaturave në masë të madhe i referohet koncentrateve të zmadhuara në atmosferën e kopshtit të qelqtë dhe një pjese të dioksid karbonit. Ky gaz ndahet nga shumica e aktiviteteve të njerëzve, në mesin e të cilave edhe punës së elektrocentraleve me qymyr, motorëve automobilistik me karburante në bazë të karbonit, si dhe frymëmarrja e njerëzve.

Publikuar: 20.01.2012 | 14:38
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime