E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy ministrat konkluduan se Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira ekonomike, ndërsa paralajmëruan bashkëpunim edhe në turizëm përmes krijimit të prodhimeve të përbashkëta turistike. E theksuan edhe rëndësinë e përfundimit të ndërtimit të Korridorit 10.
Saraēini-Qiriq: Bashkėpunimi rajonal kyē pėr dalje nga kriza ekonomike


Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për përballjen me krizën ekonomike botërore, vlerësuan pas takimit të sotëm në Shkup ministrat e ekonomisë së Maqedonisë dhe të Serbisë Valon Saraçini dhe Nebojsha Qiriq.

Prioritet në periudhën e ardhshme, konsiderojnë ministrat, është rritja e nivelit të investimeve nga pala serbe në Maqedoni, shfaqje e përbashkët në tregjet e treta dhe tejkalimi i çështjeve të hapura, siç janë barrierat jo doganore, procedurat eksportuese-importuese, paralajmëruan Saraçini dhe Qiriq, nga muaji mars të këtij viti do të punojë komiteti i përbashkët i përzier, i cili rrjedh nga marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Dy ministrat konkluduan se Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira ekonomike, ndërsa paralajmëruan bashkëpunim edhe në turizëm përmes krijimit të prodhimeve të përbashkëta turistike. E theksuan edhe rëndësinë e përfundimit të ndërtimit të Korridorit 10.

Serbia është partneri i dytë tregtar i Maqedonisë për nga niveli i këmbimit tregtar i realizuar në vitin e kaluar. Në vitin e kaluar ai arriti 750 milionë dollarë, prej të cilave eksporti nga Maqedonia në Serbi 305 milionë dollarë, ndërsa importi në vlerë prej 445 milionë dollarë.
Saraçini-Qiriq: Bashkëpunimi rajonal kyç për dalje nga kriza ekonomike

Publikuar: 20.01.2012 | 15:43
Lexuar: 1105 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime