Një përfaqësues anonim ushtarak për Si-En-En deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë me përvojën shumë vjeçare në Gjirin Persik që të ketë bartës së stacionuar të aeroplanëve, por nuk precizoi se kur "Abraham Linkoln" do të kalojë nëpër Rrjedhën e Ormutit.
Bartësi amerikan i aeroplanëve "Abraham Linkoln" lundroi në ujërat e Detit Arabik edhe krahas paralajmërimit të mëparshëm të Teheranit që SHBA-ja të mos dërgojë anije të reja në Ngushticën e Ormutit.
Siç publikoi Si-En-En, "Abrahim Linkoln" iu bashkëngjit bartësit të aeroplanëve "Karl Uinson", i cili tani më gjendet në këtë rajon, me çka Marina ushtarake amerikane kthehet në standardin e vet në rajon të Gjirit Persik që çdoherë të jenë të pranishëm pas dy bartësve të vet të aeroplanëve.
Një përfaqësues anonim ushtarak për Si-En-En deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë me përvojën shumë vjeçare në Gjirin Persik që të ketë bartës së stacionuar të aeroplanëve, por nuk precizoi se kur "Abraham Linkoln" do të kalojë nëpër Rrjedhën e Ormutit.
Kur para disa javësh bartësi amerikan i aeroplanëve "Xhon Stenis" e braktisi Gjirin Persik, autoritete në Teheran e paralajmëruan SHBA-në që të mos dërgojë bartës tjetër në rajon.
Në disa vite të fundit SHBA-ja praktikon që të ketë të stacionuar një bartës të aeroplanëve në Gjirin Persik dhe një në pjesën veriore të Detit Arabik.
Shefi i Pentagonit Leon Paneta të mërkurën deklaroi se prania ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik nuk do të ndërrohet dhe se për momentin forcat e SHBA-së të stacionuar në këtë zonë janë të mjaftueshme për zgjidhjen e cilës do situatë deri te e cila mund të arrihet.