Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë në datën 12 të këtij muaji publikoi shpallje për gjetjen e zgjidhjes ideore arkitektonike për rikonstruimin e fasadës ekzistuese të objektit të Qeverisë e cila përfshin rindërtimin, riparimin dhe sanimin dritareve dhe fasadës.
Zgjidhja e barokut për rikonstruimin e fasadës së Qeverisë tani për tani me më shumë vota në anketën vijuese
Nga pesë zgjidhjet të ofruara për rikonstruimin e fasadës ekzistuese të objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në online anketën në vijim, kryeson zgjidhja numër 1 e stilit barok, me 6008 vota, apo 28 për qind nga të gjitha votat.
Mbështetje për zgjidhjen e dytë të ofruar për pamjen moderne të fasadës së Qeverisë kanë dhënë 27 për qind, pas të cilës me 26 për qind vijon e treta me iluminacion të motiveve popullore. Për zgjidhjen ideore të katërt dhe të pestë mbështetja është shtatë, gjegjësisht 10 për qind.
Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë në datën 12 të këtij muaji publikoi shpallje për gjetjen e zgjidhjes ideore arkitektonike për rikonstruimin e fasadës ekzistuese të objektit të Qeverisë e cila përfshin rindërtimin, riparimin dhe sanimin dritareve dhe fasadës.
Meqë ripërtëritja e fasadës së Qeverisë nuk është pjesë e programit të saj, qytetarët përmes anketës mund të prononcohen cilat nga zgjidhjet e ofruara janë më të përshtatshme. Me mundësi për online votim dhe përfshirjen e qytetarëve në zgjidhjen e ofertës më të mirë, Qeveria tregon marrëdhënie transparente në gjithë procesin.
Anketa vazhdon dhe përgjigjet qytetarët mund t'i japin në internet faqen e Qeverisë
www. vlada.mk/anketa_vlada.