Teteksi që nga data 16 janar zhvillon faze e pare të përgatitjeve në kushtet aktuale që ofron stadiumi i vjetër në Tetovë. Faza e dytë do të zhvillohet në qendrën e njohur sportive Istatov në Dojran nga data 5-deri me 15 janar. Ekipi deri më tani është përforcuar me futbollist nga Serbia dhe Mali Zi

Skuadra e tretë tetovare në elitën e futbollit të Maqedonisë , Teteksi i Tetovës nga data 16 janar ka filluara me përgatitje për sezonin pranveror. Faza e parë do të zhvillohet një pjesë në Tetovë dhe në Banjat e Negorcit, ndërsa faza e dytë në Dojran. Këtë e deklaroi trajneri përgjegjës Dragi Setinov .Tani më tre katër ditë jemi procesin stërvitor këtu në Tetovë në kushte ekzistuese. Nga dita e mërkurë deri të dielën do të shkojmë në Gjevgjeli te Banjat e Negorcit ku do të punojmë me top, ndërsa më pas përsëri kthehemi në Tetovë. Pjesa e dytë e përgatitjeve do të zhvillohet në Dojran nga data 5 deri me 15 shkurt. Sa i përket lojtarëve dihet se nga ekipi janë larguar Aleksandar Stojanovski dhe portieri Mançevski, ndërsa kemi angazhuar Stefan Pavlloviq nga Sërbia dhe Damir Zhivkoviq nga Mali Zi, ndërsa në prove është Mihajl Panev nga Kozhufi. Të shohim a do ti plotësojnë kriteret dhe kërkesat tona.Sa i përket qëllimeve të ekipet në sezonin pranveror trajneri Setinov theksoi se ato janë mbijetesa në ligë, trajneri Dragi Setinov tha:Qëllimi ynë është ai i fillimit që të mbijetojmë në ligë. Duke pasur para sysh dallimin në pike neve nuk kemi ndonjë iluzion më të madh, do të ishim shumë të kënaqur nëse sigurojmë ekzistencën në ligë.

Në radhët e Teteksit pos lojtarëve me përvojë ka edhe disa të rijë të cilët pritet të jenë ardhmëria e klubit, njëri ndër ta edhe 17 vjeçar Egzon Bejtullai i cili në sezonin vjeshtor pothuajse ishte standard në formacionin e parë Unë do të isha shumë i kënaqur nëse në sezonin pranveror do të jem maksimalisht i përgatitur dhe sigurojë vend në 11-shin e parë. Shpresojë se ekipi im në pjesën e dytë të kampionatit do shënon rezultate më të mira.
Por nga ekipi i Teteksit sipas njohurive tona është larguar edhe Ertan Demiri, ndërsa është angazhuar portieri Jorde Gjorgjevski edhe pse ndoshta trajneri Dragi Setinov ka haruar të përmend. Sa përket ndeshjeve miqësore Teteksi ka planifikuar të zhvillon 5-6 ndeshje me ekipe të ndryshme
Ndryshe si të gjitha klubet tetovare ashtu edhe Teteksi punon në kushtet jo të mira siç është stadiumi vjetër i Tetovës , i cili stadium nuk plotëson asnjë kriterium elementar për punë me futbollist, por kjo është fati i klubeve tetovare të punojnë në këto kushte.
SH.S.