Hetimet për vdekjen e Michael Jackson nuk do mbyllen me akuzën e vrasjes ndaj një prej mjekeve të tij, pasi tashme një pistë tjetër është e mundshme. Vetëvrasja.
Hetimet për vdekjen e Michael Jackson nuk do mbyllen me akuzën e vrasjes ndaj një prej mjekeve të tij, pasi tashme një pistë tjetër është e mundshme. Vetëvrasja.
Lajmin e benë të ditur një zyrtar i larte i policisë të Los Angeles, i cituar nga Los Angeles Times. Edhe pse policia nuk ka ende prova për një vetëvrasje të mundshme, gjithçka ngelet e hapur por hetimet po vijojnë me ritme shumë të ngadalta.
Nga ana tjetër, rezultatet e analizave toksikologjike nuk kanë përfunduar ende dhe ato do bëhen të ditura gjatë ditëve në vazhdim.
Ilaçi që benë të dyshojnë policët për një vrasje është Propofoli i gjetur në shtëpinë e yllit të muzikës.
Hetuesit kanë studiuar disa pista, madje edhe vrasjen e pavullnetshme, shprehet zyrtari i policisë.
Ka shume vrasje ku rrethanat nuk të çojnë tek asnjë i akuzuar, shton ai, duke kujtuar se varësia e Jackson ndaj ilaçeve është një armë e fortë në duart e avokatëve të mjekëve.
/express/