E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë rast, ngjyra portokalli sfumohet nga lart-poshtë, deri sa transformohet në të verdhë. Ndërkohë, fanella e tretë është bojqielli me gri në pjesën e sipërme dhe dy vija të verdha jo simetrike në krahë.
Barēa ndryshon look, lamtumirė vijave vertikale




Pas sponsorit, që është stampuar për herë të parë në fanellat e Barcelonës për të parën herë në historinë e klubit, në Katalunjë do të ndodhë një tjetër revolucion.

Në fakt, prej sezonit të ardhshëm, fanella e Barçës nuk do të ketë më vijat e zakonshme vertikale që formojnë të famshmin kombinim “blaugrana”.

E përditshmja “Sport”, publikoi fanellat e edicionit 2012/13: aty spikat një vijë e trashë qendrore e kuqe, që sfumohet deri sa shndërrohet në blu.

Ndërkohë, përsa i takon fanellës së dytë, kampionët e Europës dhe botës janë kthyer në të kaluarën. Në ndeshjet jashtë fushe, Barcelona do të luajë me fanellën ngjyrë portokalli, që për herë të parë u përdor në sezonin 1991/92, ndërsa për të fundit në edicionin 2006/07, kur në krye të stolit ishte Rajkard.

Në këtë rast, ngjyra portokalli sfumohet nga lart-poshtë, deri sa transformohet në të verdhë. Ndërkohë, fanella e tretë është bojqielli me gri në pjesën e sipërme dhe dy vija të verdha jo simetrike në krahë.

Nëse krahasohet me të kaluarën dhe traditën e klubit, ndryshimi mund të quhet pa frikë radikal. Natyrisht që ndryshimet e bëra nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët.

“Sport” shkrunte se “dizenjo sheh nga e ardhmja dhe do të shërbejë si shembull edhe për klubet e tjera”. Megjithatë mbështetësit katalanë kanë kritikuar unanimisht klubin, për shkak të humbjes së disa pikave të referimit të traditës së Barçës dhe për peshën gjithmonë e më të madhe të sponsorit “Qatar Foundation” dhe partnerit teknik “Nike”.

Publikuar: 21.01.2012 | 11:18
Lexuar: 309 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime