E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

46 udhëtarë të linjës Tiranë-Prishtinë kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri që përfshiu autobusin me të cilin udhëtonin. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:45 minuta në Fushë Dukagjin të Kukësit në segmentin e autostradës Kalimash Kukës.
Nė flakė nė autobusin e linjės Tiranė-Prishtinė





46 udhëtarë të linjës Tiranë-Prishtinë kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri që përfshiu autobusin me të cilin udhëtonin. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:45 minuta në Fushë Dukagjin të Kukësit në segmentin e autostradës Kalimash Kukës.

Sipas mediave të Tiranës, zjarrfikësit e Tunelit të Kalimashit të mbështetur edhe nga ata të Kukësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët, ndërsa fatmirësisht nuk është lënduar askush. Hetimet paraprake të shërbimit zjarrfikës kanë përcaktuar djegien e ferrotave, si pasojë e frenimit të shpeshtë gjatë zbritjes në dishezë, që kanë ndezur fillimisht gomat e para e më pas të gjithë autobusin.

Në autobus kanë mbetur edhe pjesa më e madhe e bagazheve, të cilat janë djegur tërësisht, ndërsa shoqëria e transportit që kishte në pronësi autobusin ka dërguar menjëherë një autobus tjetër dhe rreth orës 19:30 të gjithë udhëtarët janë nisur drejt Prishtinës. Autostrada si pasojë e këtij incidenti mbeti e bllokuar për rreth një orë në të dy krahët e saj.

Publikuar: 21.01.2012 | 11:49
Lexuar: 346 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime