E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bullgaria do t`i pezullojë vizat për qytetarët e Maqedonisë prej fillimit të vitit 2010, paralajmëroi sot Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.
Edhe Bullgaria do t’i pezullon vizat pėr Maqedoninė









Bullgaria do t`i pezullojë vizat për qytetarët e Maqedonisë prej fillimit të vitit 2010, paralajmëroi sot Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.
"Ende s`ka vendim të Bashkimit Evropian (BE) për pezullimin e vizave. Pritet që kjo të ndodhë prej 1 janarit të vitit 2010. Në momentin kur kjo masë do të zbatohet nga BE-ja ndaj Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Bullgaria në mënyrë të paanulueshme do ta përmbushë të njëjtën", deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Bullgarisë në dorëheqje Milen Keremedçiev.
Ai bëri të ditur se Bullgaria mbështet liberalizimin e vizave për Maqedoninë dhe ka qenë e përfshirë në negociatat për pezullimin e vizave.
"Si vend anëtar i BE-së morëm pjesë në negociatat e Brukselit me Maqedoninë dhe i mbështesim, si dhe vazhdojmë t`i mbështesim për pezullimin e vizave - edhe për Maqedoninë, edhe për Serbinë edhe për Malin e Zi. Nuk do të mund të thoja se do të ketë çfarëdo ngadalësimi të pezullimit të vizave", deklaroi Keremedçiev për agjencinë "Fokus" të Sofjes.

Publikuar: 20.07.2009 | 04:57
Lexuar: 328 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime