E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qytetarët do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora me lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së qeverisë, pikërisht në vendin ku u qëlluan Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrto dhe Aleks Nika.
1 vit nga demonstrata e 21 janarit







Si sot një vit më parë në demonstratën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë në Tiranë, u vranë 3 protestues, ndërsa i katërti humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

Në selinë e Partisë Socialiste (PS) kanë nisur grumbullimet e para të njerëzve të cilët do të marrin pjesë në homazhet në 1-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve, homazhe që socialistët kanë njoftuar se do të nisin në orën 11:00.

Qytetarët do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora me lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së qeverisë, pikërisht në vendin ku u qëlluan Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrto dhe Aleks Nika.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi kryetarin e opozitës,Edi Rama, presidentin Bamir Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama si puçistë. Edhe sot pas një viti, ngjarja është ende e pazbardhur, ndërsa hetimet pritet të marrin një tjetër rrjedhë pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së.
Një ditë përpara homazheve, Edi Rama deklaroi se kjo ngjarje duhet të zbardhet e plotë. Rama u shpreh se ekzekutuesit dhe urdhëruesit e atyre që shkaktuan 4 viktima do të vihen deri në fund para drejtësisë.

Publikuar: 21.01.2012 | 12:10
Lexuar: 202 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime