E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi i ri i EUROSUPER - 95 është 58 denarë për një litër, EUROSUPER -98 do të shitet me çmim prej 59, EUROSUPER BS - 95 për 59,5, kurse EUROSUPER -BS -98 për 61 denar për një litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për tre, kurse e vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 3,5 denarë për një litër. Ashtu që EURODIZEL (D-E-V) do të kushtojë 46 denarë, derisa ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) 34,50 denarë për një litër.
Nė Maqedoni, ulet ēmimi i benzinės pėr 2,5 denarė, kurse dizeli pėr tre gjegjėsisht 3,5 denarė pėr njė litėr















Prej nesër ulet çmimi i benzinës për 2,5, kurse dizeli për tre gjegjësisht 3,5 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE).

Me këtë vendimin bëhet ulja e çmimeve të rafinerisë dhe çmimi me pakicë i derivateve të naftës mesatarisht për 8,99 gjegjësisht 5,8 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER - 95 është 58 denarë për një litër, EUROSUPER -98 do të shitet me çmim prej 59, EUROSUPER BS - 95 për 59,5, kurse EUROSUPER -BS -98 për 61 denar për një litër.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për tre, kurse e vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) për 3,5 denarë për një litër. Ashtu që EURODIZEL (D-E-V) do të kushtojë 46 denarë, derisa ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) 34,50 denarë për një litër.

Me vendim të KRE-së për 1, 308 gjegësisht për 1,307 denarë për një kilogram ulen çmimet e shitjes me pakicë të mazutit M-2 dhe të mazutit M-1 NS. Mazuti M-2 do të shitet për 23,099, kurse M-1 NS për 24,630 denarë për një kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, prej KRE-së e potencojnë për 9,89 për qind çmim më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14 ditëshe dhe për 0,11 për qind kursit më të lartë të dollarit me denarin.

Publikuar: 20.07.2009 | 07:08
Lexuar: 837 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime